Lajme Zone
Një lëndë plasëse shpërthen në portën e një banese në Shënkoll të Lezhës
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Një lëndë plasëse shpërthen në portën e një banese në Shënkoll të Lezhës

Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në portën e murit rrethues të një banese në fshatin Shënkoll të Lezhës.

Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në portën e murit rrethues të një banese në fshatin Shënkoll të Lezhës. Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në banesën e shtetasit Mark Deda 73 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.