Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Një kartolinë vjeshte nga Alpet shqiptare! Rama ndan pamjet e Luginës së Valbonës mes ngjyrave magjepsëse (VIDEO)


Qielli i kaltër, gjelbërimi i livadheve dhe pemët me gjethe të verdha e të kuqërremta krijojnë një peizazh të veçantë në Luginën e Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky destinacion turistik, i cili në këtë periudhë të vitit merr ngjyrat karakteristike të vjeshtës.

Lugina e Valbonës është mbuluar nga ngjyrat e vjeshtës, duke ofruar një pamje ku e kaltra e qiellit ndërthuret me gjelbërimin e barit dhe nuancat e arta e të kuqërremta të pemëve. Pamjet nga kjo zonë e Alpeve shqiptare janë ndarë sot nga kryeministri Edi Rama. Në video dallohen livadhet që ruajnë ende ngjyrën e gjelbër, ndërsa pemët përreth kanë nisur të ndryshojnë ngjyrë, duke krijuar një kontrast me majat e larta të maleve që rrethojnë luginën. LEXO edhe...U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO) E njohur për peizazhet malore dhe natyrën e saj, Valbona është një nga destinacionet e turizmit në veri të Shqipërisë. Gjatë vjeshtës, pyjet e ahut dhe gështenjës, së bashku me pishat, bredhat dhe lisat, krijojnë një ndërthurje ngjyrash që i jep luginës një pamje krejt tjetër nga ajo e muajve të verës. Për vizitorët që preferojnë natyrën dhe qetësinë, kjo stinë ofron mundësi për shëtitje, fotografi dhe eksplorimin e peizazheve të Alpeve shqiptare. Valbona ndodhet në Tropojë, rreth 23 kilometra larg Bajram Currit. Lugina shtrihet përgjatë lumit me të njëjtin emër dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku përfshihet edhe Thethi. Përveç peizazheve, zona njihet për shtigjet malore, bujtinat tradicionale dhe mundësitë për ecje e eksplorim në natyr U.D/M.V/ReportTv.al valbone vjeshte tropoje lugina e valbones Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.4% Asnjërin 32.5% Vota total: 1811 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?