Lajme Zone
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh disa gaz lotsjellës, mundohet t’i largojë edhe me presion uji
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh disa gaz lotsjellës, mundohet t’i largojë edhe me presion uji

Një grup protestuesish është rikthyer pranë Bulevardit në Tiranë, ndërsa policia ka hedhur disa gaz lotsjellës në përpjekje për të menaxhuar situatën.

Një grup protestuesish është rikthyer pranë Bulevardit në Tiranë, ndërsa policia ka hedhur disa gaz lotsjellës në përpjekje për të menaxhuar situatën. Po ashtu policia është munduar t’i largojë edhe me presion uji.

Më herët, protestuesit u grumbulluan në lulishten e sheshit “Skënderbej”, pranë institucioneve shtetërore dhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku u raportua për djegie koshash mbeturinash dhe bllokim të qarkullimit.

Gjithashtu, u raportua për zjarr në një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë. Top Channel