Lara Colturi e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në skitë alpine. Sportistja e Shqipërisë në Solden të Austrisë ka arritur të kapë podiumin, duke e mbyllur garën në vendin e dytë, por ajo që është për t’u theksuar është se vendi i parë ishte vetëm 1 të qindtat më i shpejtë pas 2 lëshimeve. Në lëshimin e parë, që nisi me 30 minuta vonesë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës, Lara Colturi u rendit e 6-ta me kohën 1 minutë, 8 sekonda dhe 5 të qindtat. Skiatorja e Shqipërisë megjithatë do të përmirësohej shumë në lëshimin e dytë, teksa u rendit e treta me kohën 1 minutë, 6 sekonda dhe 78 të qindtat. LEXO edhe...Lara Colturi dhe Shqipëria nisin një tjetër sezon me sytë te podiumi, të shtunën gara e parë e Kupës së Botës në skitë alpine Në total, pas dy lëshimeve, Lara Colturi rregjistroi kohën 2 minuta, 14 sekonda dhe 83 të qindtat. Vetëm 1 të qindtat më e shpejtë rezultoi amerikania Paola Moltzan, e cila zuri vendin e parë në disiplinën e Slalomit Gjigand në Solden. Në podium, si vend i tretë, u ngjit gjermania Emma Aicher, e cila ishte 51 të qindtat më e ngadaltë se Lara Colturi. Kjo ishte vetëm gara e parë për këtë sezon, ndërsa ndryshe nga të kalurit përveç në disiplinën e Slalomit Lara Colturi do të marrë pjesë edhe në Super Gjigandin. I njohur ndryshe si gara e Super G. Ne.k./ReportTv.al solden ski Lara colturi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13499 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

