Ai është një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare, që po tërheq vëmendjen e futbollit amerikan. Quhet Adri Mehmeti dhe po konsiderohet një nga emrat më premtues të gjeneratës së re të futbollit në Shtetet e Bashkuara. CNN i ka kushtuar një profil të veçantë mesfushorit të “New York Red Bulls”, i cili, brenda një kohe të shkurtër, ka kaluar nga ekipi i dytë në formacionin e parë të klubit. LEXO edhe...La Shqipërinë dhe u aktivizua si titullar, Mehmeti ndihmon Amerikën e Pochetino-s të vendosë rekord Mehmeti iu bashkua akademisë së “New York Red Bulls” në vitin 2019, kur ishte dhjetë vjeç. Në shkurt të këtij viti debutoi me ekipin e parë, ndërsa në prill shënoi golin e tij të parë në “Major League Soccer”, kampionatin elitar të futbollit amerikan. Në shtator, ai bëri edhe debutimin me kombëtaren A të Shteteve të Bashkuara, në fitoren 4-1 ndaj Perusë. Por, pas këtij suksesi qëndron edhe një histori familjare. Babai, ish-futbollist në nivelet e të rinjve, ka qenë ndikimi kryesor në rrugëtimin e tij sportiv. Që kur ishte vetëm dy vjeç, Adri nisi të luante futboll me të në oborrin e shtëpisë. Adri Mehmeti është lindur dhe rritur në Nju Jork, ndërsa babai i tij, Vin Mehmeti ka emigruar në Shtetet e Bashkuara vetëm kur ishte 21 vjeç dhe më pas u martua atje po me një emigrante shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale ai ia dedikoi suksesin familjes së tij, së cilës më në fund sakrificat iu shpërblyen. Ai është një adoleshent që me talentin, disiplinën dhe përkushtim po hedh hapa të rëndësishëm drejt majave të futbollit ndërkombëtar. Sonte, Mehmeti do të jetë në fushë kur “New York Red Bulls” përballen me “Inter Miami” të Lionel Messit. B.G/ReportTv.al Adri Mehmeti futbollisti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13499 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

