Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Nisin regjistrimet në “Luarasi”, hapen dyert për maturantët/ Zv.rektorja Dasho: Programet e “London School of Economics” bëjnë diferencën


Këtë të mërkurë ka nisur procesi i regjistrimit te studenteve te rinj në universitetin “Luarasi”. Në këtë moment të rëndësishëm për maturantët, Universiteti “Luarasi” hap dyert për të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të programit të duhur të studimit.

Këtë të mërkurë ka nisur procesi i regjistrimit te studenteve te rinj në universitetin “Luarasi”. Në këtë moment të rëndësishëm për maturantët, Universiteti “Luarasi” hap dyert për të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të programit të duhur të studimit. Nga sot deri më 4 shtator, në ambientet e universitetit zhvillohen “Ditët e Hapura”. Maturantët mund të njihen nga afër me programet e studimit, të vizitojnë kampusin, të bisedojnë me studentë dhe të marrin informacion për mundësitë e karrierës pas diplomimit. Zëvendës rektorja e Universitetit “Luarasi”, Anni Dosha, në një intervistë për gazetaren e “News24”, Xhensila Kodra, tha se ajo që bën ndryshimin janë programet e “London Schol of economics”. Gjithashtu theksoi se i gjithë stafi i pedagogëve do të jetë pranë studentëve gjatë këtyre ditëve të regjistrimeve. “Jemi në ditën e par të raundit të parë të regjistrimeve. Përveç ofertave që ka për katër Fakultetet, ajo që bën ndryshimin janë programet e London School of economis. Jemi në ditë të hapura duke nisur nga dita e sotme deri më ditë 4. I bëj apel të gjithë studentëve që na kanë zgjedhur dhe atyre që e kanë si opsion, i gjithë stafi i pedagogëve, i qendrës së LSE do të jetë pranë këtyre studentëve, në këto ditë të hapura. Do të kemi një tur në të gjitha ambientet e Luarasit. Studentët e vitit të mëparshëm janë këtu me ne, për t’ju gjendur pranë studentëve të vitit të ardhshëm. Tre programet vazhdojnë në vitin e dytë, kemi shumë gjëra të reja, leksione të hapura gjatë këtyre ditëve, edhe me pedagogë nga Londra. Nxitoni”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës për gazetaren Xhensila Kodra, pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Erinda Ahmetaj, tha për News24 se numri i studentëve që zgjedhin “Luarasi” është shumë e lartë.

“Sot kemi hapur dyert për të gjithë maturantët që kanë zgjedhur Universitetin “Luarasi”, Fakultetin e Drejtësisë. Përzgjedhja është shumë e lartë, numri i studentëve është rreth 400 studentë, kemi shumë regjistrime. Kemi kurrikula bashkëkohore, kemi cilësi dhe do ftoja të gjithë maturantët të bënin zgjedhjen e duhur dhe të zgjidhnin Fakultetin e Drejtësisë. Praktikat që zhvillojmë kanë rëndësi për formimin e studentëve, pasi ne kemi marrëveshje me institucione si gjykata, prokurori, apo edhe institucione private. Ne duam studentë që të ndjehen të plotësuar”, u shpreh ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Luarasi