9 MINUTA ME PARE “Do t’ju vrasim”/ Çfarë deklaroi trupi gjykues në Hagë për trajtimin e të ndaluarve në qendrat e UÇK-së Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, deklaroi se gjykata kishte konstatuar raste të keqtrajtimit fizik të personave të ndaluar nga anëtarë të UÇK-së.
Sipas gjetjeve të paraqitura gjatë seancës, në disa raste personat e ndaluar ishin detyruar të ushtronin dhunë ndaj njëri-tjetrit. Trupi gjykues foli gjithashtu për vuajtje psikologjike dhe kërcënime me vdekje ndaj personave të mbajtur në disa qendra ndalimi.
Ai shtoi se, sipas konstatimeve të trupit gjykues, veprimet e përshkruara në aktgjykim tregonin synimin për t’u shkaktuar personave të ndaluar dhimbje fizike.
"Trupi gjykues konstatoi se shumë anëtarë të UÇK-së i keqtrajtuan fizikisht personat e ndaluar. Në disa raste, të ndaluarit detyroheshin të rrihnin njëri-tjetrin. Anëtarët e UÇK-së u shkaktuan të ndaluarve edhe vuajtje psikologjike dhe, në shumë qendra ndalimi, atyre u thuhej se do të vriteshin. Gjykata konstaton se këto veprime tregojnë të paktën se personat e përmendur në aktgjykim synonin t'u shkaktonin atyre dhimbje fizike", tha Smith. 19 MINUTA ME PARE Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Charles Smith: Nuk gjykojmë legjitimitetin e UÇK-së dhe luftën për pavarësi Charles Smith Në hapje të seancës për shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, gjykatësi Charles Smith theksoi se çështja gjyqësore lidhet vetëm me akuzat ndaj katër të pandehurve dhe jo me legjitimitetin e UÇK-së apo synimin e saj për pavarësinë e Kosovës… Gjykatësi Charles Smith e nisi seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke përcaktuar kufijtë e çështjes që ka shqyrtuar trupi gjykues.
Sipas Smith, procesi nuk gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, legjitimitetin e saj apo qëllimin për një Kosovë të pavarur, por vetëm veprimet dhe përgjegjësinë individuale të të akuzuarve në raport me akuzat e ngritura ndaj tyre.
“Ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve. Kjo çështje s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, tha Smith.
Ai sqaroi gjithashtu se trupi gjykues nuk po bën një krahasim të përgjegjësive mes palëve të përfshira në luftën e Kosovës.
“Nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krime që forcat dhe paramilitarët serbë kanë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje s’ka të bëjë me kurrfarë pretendimi për vetëmbrojtje”, deklaroi Smith.
Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith. 20 MINUTA ME PARE Gjyqi në Hagë ndaj ish krerëve të UKÇ-së, trupi gjykues: Mbi 308 persona u torturuan barbarisht Gjykatësi Charles Smith Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.
"Në 14 komuna anëtarë të UÇK kryen veprime ose mesveprime për heqjen e lirisë për 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime, që e bën arbitrar e ndalimin e tyre. ZPS vërteton se është kryer krimi i luftës ndaj së paku 385 personave
348 persona u trajtuan mizorisht dhe 308 u torturuan.U krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, të ndaluarit u mbajtën në ndërtesa, stalla, bagëtish, shkolla. Nuk kishte shtroja dhe mbuloja, të ndaluarit flinin në dysheme, nuk kishin ujë dhe ushqim mjaftueshëm.", tha gjykatësi Charles Smith.
Gjithashtu gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, deklaroi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Gjykata theksoi gjithashtu se nuk është bindur që personat e shënjestruar mund të cilësohen si popullatë civile, një tjetër element i rëndësishëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Shpallja e vendimit ka nisur në orën 10:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë, pas një procesi që zgjati afro gjashtë vjet nga arrestimet e katër ish-krerëve të UÇK-së dhe më shumë se tre vjet gjykim.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre. Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, ndërsa trupi gjykues po shpall vendimin për secilin të akuzuar dhe për secilën nga 10 pikat e aktakuzës.
Vendimi po ndiqet me interes të madh në Kosovë dhe në Hagë. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është vendosur një ekran gjigant, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të ndjekur drejtpërdrejt seancën. Ndërkohë, qindra shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës kanë kaluar natën pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale, në pritje të verdiktit. 31 MINUTA ME PARE Gjyqi në Hagë, Smith: Prokuroria nuk provoi sulmin e përhapur kundër popullatës civile Sipas rendit të shpalljes, fillimisht pritet të lexohet aktgjykimi për Hashim Thaçin, më pas për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe në fund për Jakup Krasniqin. Për secilin prej tyre, gjykata do të shqyrtojë në mënyrë individuale përgjegjësinë për akuzat e ngritura në këtë proces. Hashim Thaçi në seancë Trupa gjykuese në Hagë, e kryesuar nga gjyqtari Charles Smith tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova ligjore akuzën për krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.
Më parë gjyqtari Charles Smith tha në hapje të procesit, se ky gjyq “nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës” dhe “nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur”, duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.
“Kjo çështje nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur. Kjo çështje nuk ka të bëjë me veprimet e forcave ushtarake serbe. Ka të bëjë vetëm me pretendimet për veprimet e kryera nga të akuzuarit. Përgjegjësia është vetëm personale“, tha ai.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në thelb, gjykata duhet të vendosë nëse Prokuroria ka arritur të provojë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, përgjegjësinë penale individuale të secilit prej tyre.
Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, por kjo është vetëm kërkesa e saj dhe jo dënimi që do të japë domosdoshmërisht gjykata.
Vendimi shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.
Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një nga më voluminozët e zhvilluar nga Dhomat e Specializuara. Gjatë gjykimit janë dëgjuar rreth 270 dëshmitarë, janë administruar 5.467 prova materiale dhe mbi 29 mijë faqe transkripte. Vetë trupi gjykues ka pranuar se ky volum i madh provash ndikoi në kohën e gjatë të vendimmarrjes.
Sipas rendit të shpalljes, fillimisht pritet të lexohet aktgjykimi për Hashim Thaçin, më pas për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe në fund për Jakup Krasniqin. Për secilin prej tyre, gjykata do të shqyrtojë në mënyrë individuale përgjegjësinë për akuzat e ngritura në këtë proces. 35 MINUTA ME PARE Seanca ndaj krerëve të UÇK-së, kryegjyqtari amerikan: Dëshmitarët janë frikësuar, kanë ndryshuar deklaratat për sigurinë e familjarëve Gjyqtari kryesor Charles Smith Ora ka shënuar 10:00 dhe në Hagë tashmë ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjyqtari kryesor Charles Smith tha se gjykimi u zhvillua në një atmosferë frikësimi të dëshmitarëve. Sipas tij, disa dëshmitarë u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Megjithatë, Smith tha se shumë dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre “me guxim dhe vendosmëri”.
Ish krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.
Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.
Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një nga më voluminozët e zhvilluar nga Dhomat e Specializuara. Gjatë gjykimit janë dëgjuar rreth 270 dëshmitarë, janë administruar 5.467 prova materiale dhe mbi 29 mijë faqe transkripte. Vetë trupi gjykues ka pranuar se ky volum i madh provash ndikoi në kohën e gjatë të vendimmarrjes. 38 MINUTA ME PARE Seanca në Hagë/ Kryegjyqtari rendit akuzat ndaj ish-krerëve: Po gjykojmë individët, jo luftën e UÇK-së Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith Ka nisur në Hagë seanca për shpalljen e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në hapje të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, theksoi se procesi nuk ka në qendër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por përgjegjësinë individuale të personave të akuzuar.
“Ne po gjykojmë disa persona për përgjegjësi individuale dhe nuk jemi duke gjykuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryegjyqtari.
Më pas, gjyqtari paraqiti pozicionet që katër të akuzuarit kishin mbajtur në strukturat e UÇK-së dhe renditi akuzat ndaj tyre.
“Hashim Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së dhe ai ishte shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe kryekomandant i UÇK-së e kryeministër i përkohshëm i Kosovës.
Kadri Veseli është shtetas i Kosovës, ishte shef i Drejtorisë së Zbulimit të UÇK-së, shef i SHIK-ut dhe Ministër i Shërbimit Informativ.
Rexhep Selimi, ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ministër i Punëve të Brendshme të QBK-së.
Jakup Krasniqi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte zëdhënës i UÇK-së dhe zv/komandant i UÇK-së. Gjashtë akuza rëndojnë mbi ta që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit. Prokuroria ngre akuza, duke i akuzuar se kanë trajtuar mizorisht civilë. Veprimet dhe mosveprimet kishin lidhje mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Krimet u kryen gjatë veprimtarive të UÇK-së dhe ata kishin dijeni se viktimat nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Të akuzuarit kanë përgjegjësi penale për krimet që janë ngritur akuzat. Të katër të akuzuarit kanë thënë se janë të pafajshëm”, tha gjyqtari. 47 MINUTA ME PARE Haga nis leximin e vendimit ndaj krerëve të UÇK-së, gjyqtari kryesor hap seancën me paralajmërim: Ruani qetësinë! Charles Smith Ka nisur leximi i aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi po lexohet nga kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith.
Në fjalën e parë, Smith deklaroi se "aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës", ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë.
Ai paralajmëroi se në rast të ndërhyrjeve apo prishjes së rendit, gjykata do të marrë masat përkatëse.
Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.
Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.
Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara. 50 MINUTA ME PARE Haga para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së, Keith Self: Mos lejoni anshmërinë politike Pamje nga seanca në Hagë Kongresmeni amerikan Keith Self ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm të anshmërisë politike në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë, në prag të aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai e lidh çështjen edhe me stabilitetin në Ballkan, të cilin e cilëson një “fuçi baruti”.
Kongresmeni amerikan Keith Self ka reaguar në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke ngritur shqetësimin për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë.
Përmes një postimi në platformën X, Self deklaroi se ky shqetësim, sipas tij, është shfaqur në mënyrë të përsëritur në proceset që zhvillohen në Hagë. “Një temë e vazhdueshme që duket se po del nga Haga është lejimi i anshmërisë politike që të ndikojë në vendimet e saj”, shkroi kongresisti amerikan.
Self shprehu shpresën që ajo që ai e cilëson anshmëri politike të mos ndikojë në shpalljen e vendimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deklarata merr peshë edhe për shkak të pozicionit të tij në Kongresin amerikan. Self kryeson Nënkomisionin për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ai nuk e kufizoi reagimin vetëm te procesi në Hagë, por e lidhi atë me zhvillimet politike dhe sigurinë në Ballkan. Self e përshkroi rajonin si një “fuçi baruti” dhe deklaroi se në Ballkan ka regjime shtypëse që, sipas tij, do të preferonin të nxisnin ndarjet në vend që të punonin për pajtim.
Reagimi i kongresmenit amerikan vjen para një prej momenteve kryesore të procesit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ndërsa ai kërkon që vendimmarrja në Hagë të mbetet jashtë çdo ndikimi politik. 1 ORE ME PARE Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë 1 ORE ME PARE Haga jep verdiktin për Thaçin, a do të tronditet politika e Kosovës? Hashim Thaçi Prokuroria ka kërkuar deri në 45 vjet burg për ish-presidentin e Kosovës dhe tre ish-drejtues të tjerë të UÇK-së, ndërsa të katër i mohojnë akuzat. Mijëra qytetarë protestuan në Prishtinë në mbështetje të tyre... Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mësojë sot vendimin e trupit gjykues në Hagë në procesin ku ai dhe tre ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton Associated Press (AP).
Thaçi përballet me disa akuza, përfshirë vrasje, torturë dhe përndjekje, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të katër ishin drejtues të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999 kundër forcave serbe dhe konsiderohen gjerësisht figura të rëndësishme të luftës në Kosovë.
Mijëra njerëz u mblodhën gjatë fundjavës në Prishtinë në mbështetje të katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Protestuesit mbushën një nga sheshet qendrore të kryeqytetit, ndërsa shumë prej tyre mbanin flamuj shqiptarë kuqezi.
Nëpër Prishtinë janë vendosur gjithashtu portrete të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, si dhe një ekran i madh digjital që numëron kohën e mbetur deri në shpalljen e vendimit të së mërkurës.
“Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve.
Prokurorët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë kërkuar dënim deri në 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar akuzat.
“Gjatë gjithë jetës sime kam qëndruar me popullin e Kosovës, duke mbrojtur lirinë, jetën dhe dinjitetin. Gjithmonë jam udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë”, u tha Thaçi gjyqtarëve në shkurt, në përfundim të procesit gjyqësor që zgjati afro tre vjet.
Sipas prokurorëve, gjatë periudhës së tyre në UÇK, të akuzuarit shënjestruan kundërshtarë politikë dhe civilë që i konsideronin bashkëpunëtorë ose tradhtarë. Këto pretendime përbëjnë pjesë të çështjes së prokurorisë dhe kundërshtohen nga të pandehurit.
Personeli i gjykatës, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian, përbëhet kryesisht nga ndërkombëtarë për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Në vitin 2022, gjykata dënoi dy drejtues të një organizate të veteranëve të luftës së UÇK-së për frikësim të dëshmitarëve, pasi publikuan dokumente konfidenciale që kishin rrjedhur nga gjykata.
Thaçi përballet edhe me një proces të veçantë gjyqësor lidhur me akuza për ndërhyrje te dëshmitarët, i cili pritet të nisë më vonë gjatë këtij muaji.
Para luftës, Thaçi ishte student dhe u kthye nga Zvicra, ku kishte jetuar në atë që ai e përshkruante si mërgim politik, për t'iu bashkuar luftës së Kosovës. Gjatë konfliktit mori nofkën “Gjarpri”, e lidhur me aftësinë e tij për t'iu shmangur forcave serbe.
Më pas ai u bë një nga përfaqësuesit kryesorë politikë të UÇK-së. Udhëheqësit perëndimorë e ftuan në bisedimet e paqes të vitit 1999 në Francë, në cilësinë e drejtorit politik të UÇK-së.
Pas përfundimit të luftës, Thaçi u ngjit në nivelet më të larta të politikës së Kosovës, duke shërbyer si kryeministër dhe më pas si president. Ai dha dorëheqjen nga posti i presidentit në vitin 2020 për t'u përballur me akuzat në Hagë.
Sipas AP-së, shumica e rreth 13 mijë personave që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë ishin shqiptarë etnikë. Fushata ajrore 78-ditore e NATO-s kundër forcave jugosllave dhe serbe i dha fund konfliktit në vitin 1999. Rreth një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Beogradi vazhdon të mos e njohë atë. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, pavarësisht viteve të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. /Përshtati Pamfleti nga AP/ 1 ORE ME PARE Sot shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, familjarët flasin para gjyqit: Katër liderët se do lirohen Ish liderët e UKÇ-së Altini, djali i Jakup Krasniqit, teksa hynte në Gjykatën Speciale në Hagë, u shpreh optimist se katër ish-krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do të kthehen në Kosovë.
Ai theksoi se, pavarësisht vendimit, ai dhe populli shqiptar janë krenarë për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre.
“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë që kanë bërë për ne. Për ne dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka që dëshirojmë është që populli ta dijë vlerën e UÇK-së”, tha ai.
Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat, tha se beson në drejtësi dhe në luftën e pastër të UÇK-së. Ai bëri të ditur se pothuajse të gjithë familjarët ndodhen në Hagë për të ndjekur shpalljen e vendimit.
“Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, besojmë në drejtësi. Të gjithë familjarët janë atje”, tha ai.Edhe vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, u shpreh se familja po e pret prej kohësh këtë vendim dhe shpreson të marrë një lajm të mirë, pafajësi për liderët e UÇK-së.
“Vendimin jemi duke e pritur bukur gjatë, po besoj se sot i ka ardhur fundi dhe e dëgjojmë një lajm të mirë. Obligimin jetësor me kohë e kanë kryer për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj”, u shpreh ai.Avdyl Krasniqi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi dëshmitë e paraqitura gjatë procesit, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin joserioze dhe se disa të dhëna vinin nga Serbia. Ai shprehu shpresën që gjykata të vendosë mbi bazën e provave dhe fakteve.
Ndërsa Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur shkurt para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Endrit Thaçi tha se pret që vendimi të jetë në favor të të gjithë të akuzuarve dhe se për më shumë detaje do të flasë pas përfundimit të shpalljes së aktgjykimit.
“Pres liri për të gjithë. Për më shumë detaje, pas vendimit do të prononcohem”, u shpreh ai.
Seanca do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe do të jetë publike. Transmetimi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe do të bëhet me rreth 10 minuta vonesë, çka do të thotë se publiku do të mund ta ndjekë atë praktikisht nga ora 10:10.
Një nga veçoritë e kësaj seance është se aktgjykimi nuk do të shpallet për të katër të akuzuarit në një vendim të vetëm. Trupi gjykues do ta trajtojë çështjen veçmas për secilin prej tyre.
I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe, në fund, Jakup Krasniqi.
Për secilin prej të akuzuarve do të lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës. Për këtë arsye, procesi i shpalljes pritet të jetë më kompleks sesa një deklarim i vetëm nëse dikush është “fajtor” ose “i pafajshëm”.
Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo ditë nuk përfaqëson vetëm një seancë gjyqësore. Që nga mbrëmja e së djeshme, sheshet janë mbushur me qytetarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të katër ish-drejtuesve.
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre.
Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015. 2 ORE ME PARE Aktgjykimi në Hagë, avokati i Thaçit: Do të flas pas vendimit Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka folur shkurtimisht për mediat.
I pyetur nga gazetarët lidhur me procesin gjyqësor dhe vendimin që pritet të bëhet publik nga trupi gjykues, Mishetiç ka preferuar të mos japë komente përpara shpalljes së tij.
“Do të flas pas vendimit”, deklaroi shkurt avokati i Thaçit, pa dhënë detaje të tjera.
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet në Hagë, pas përfundimit të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. 2 ORE ME PARE Tensione pranë Gjykatës në Hagë, policia holandeze apel para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Largohuni, se do të përdorim forcë Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi. Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nis nga ora 10:00. Tubimi pranë Gjykatës Speciale, policia apel qytetarëve para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndërsa në Hagë janë shtuar masat e sigurisë.
Reagimi i Policisë erdhi pasi qytetarë iu afruan rrethojave të Gjykatës Speciale.
Përmes një njoftimi me zë, policia ka paralajmëruar se në rast se të pranishmit nuk zbatojnë urdhrin për t'u larguar, do të përdoret forcë.
“Urdhri nga policia është që të largoheni nga ndërtesa e Tribunalit, përndryshe do të përdorim forcë”, thuhet në thirrjen e policisë.
Situata po zhvillohet vetëm pak para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00, sipas kohës lokale në Hagë. Seanca është publike dhe do të transmetohet edhe online.
Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Telegrafi po raporton drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet para dhe gjatë shpalljes së aktgjykimit. Seanca do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe do të jetë publike. Transmetimi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe do të bëhet me rreth 10 minuta vonesë, çka do të thotë se publiku do të mund ta ndjekë atë praktikisht nga ora 10:10.
Një nga veçoritë e kësaj seance është se aktgjykimi nuk do të shpallet për të katër të akuzuarit në një vendim të vetëm. Trupi gjykues do ta trajtojë çështjen veçmas për secilin prej tyre.
I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe, në fund, Jakup Krasniqi.
Për secilin prej të akuzuarve do të lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës. Për këtë arsye, procesi i shpalljes pritet të jetë më kompleks sesa një deklarim i vetëm nëse dikush është “fajtor” ose “i pafajshëm”.
Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo ditë nuk përfaqëson vetëm një seancë gjyqësore. Që nga mbrëmja e së djeshme, sheshet janë mbushur me qytetarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të katër ish-drejtuesve.
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre.
Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015. 2 ORE ME PARE Specialja përballë flamujve të UÇK-së, sot vendimi për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin Qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa në Prishtinë është zhvilluar aktiviteti “Flaka e Lirisë”. Më 16 shtator, trupi gjykues shpall aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit... Haga dhe Prishtina janë bërë dy qendrat e mobilizimit në ditën kur Dhomat e Specializuara shpallin aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë udhëtuar drejt Hagës, ndërsa pranë selisë së Dhomave të Specializuara janë shfaqur edhe flamuj të UÇK-së. Tubimi zhvillohet në ditën kur përfn në shkallën e parë një proces gjyqësor që nisi më 3 prill 2023. Mobilizimi nuk është kufizuar vetëm në Hagë. Në Prishtinë është zhvilluar aktiviteti “Flaka e Lirisë”, ndërsa në shesh janë vendosur portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar 16 shtatorin 2026, në orën 10:00, për shqiptimin e aktgjykimit. Seanca është publike dhe transmetohet në shqip, anglisht dhe serbisht përmes faqes së gjykatës dhe kanaleve të saj në YouTube, me 10 minuta vonesë.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit, përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe me katër akuza për krime lufte, arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Ata i kanë mohuar akuzat. Procesi nisi më 3 prill 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar mbylli paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit paraqiti provat nga shtatori deri në dhjetor 2025. Trupi gjykues mbylli fazën e provave më 18 dhjetor 2025, ndërsa palët paraqitën deklaratat përmbyllëse nga 9 deri më 18 shkurt 2026. Gjatë procesit dëshmuan në sallën e gjyqit 134 dëshmitarë.
Vendimi i 16 shtatorit është aktgjykim i shkallës së parë. Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi do të dëgjojnë në Hagë vendimin e trupit gjykues për akuzat që i kanë mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. /Pamfleti qindra shqiptarë mblidhen në hagë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 106 ditë rezistencë, protestuesit thirrje SPAK-ut dhe emigrantëve: Reagoni sa nuk është vonë 13 Shtator 2026, 20:5120:51LIVE UPDATES Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë 12 Shtator 2026, 22:5622:56LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën 12 Shtator 2026, 20:2220:22LIVE UPDATES Dita e 102-të e revoltës/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin në Unazë, telendisin Ramën dhe deputetët e tij 9 Shtator 2026, 20:3920:39LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES
