Punimet për restaurimin e banesës së Faik Konicës, në fshatin Konicë të Greqisë, pritet të nisin së shpejti. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, pas një takimi bilateral me ministren greke të Kulturës, Lina Mendoni, në Bashkinë e Prespës. Sipas Gonxhes, Ministria e Kulturës e Greqisë ka konfirmuar se banesa e Faik Konicës ka marrë statusin e objektit me vlerë historike dhe kulturore, ndërsa janë siguruar edhe fondet për restaurimin e saj. LEXO edhe...Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kandidaturë të përbashkët për Prespën në UNESCO, Gonxhja takon ministrat! 2 mln € mbështetje nga BE "Së shpejti nisin punimet për restaurimin e banesës së Faik Konicës, në fshatin Konicë në Greqi. Ky është një lajm i rëndësishëm për trashëgiminë dhe për ruajtjen e kujtesës së një prej figurave më të shquara të mendimit, letërsisë dhe diplomacisë sonë. Ministria e Kulturës së Greqisë ka konfirmuar se banesa ka fituar statusin e objektit me vlerë historike dhe kulturore dhe se janë siguruar fondet për restaurimin e saj. E falënderova homologen greke për përgjigjen konkrete dhe për angazhimin në mbrojtjen e kësaj pasurie. Ky është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe respektit mes dy vendeve tona, që i jep trashëgimisë kulturore vendin që meriton në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë" u shpreh ministri. Gjatë takimit me homologen greke dhe ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, u diskutua edhe për avancimin e marrëveshjes për rikthimin në Shqipëri të dy objekteve arkeologjike të Butrintit, të sekuestruara në Greqi që prej vitit 2002, si dhe për forcimin e bashkëpunimit kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore. Në bisedime u trajtua gjithashtu mundësia e mbështetjes nga pala greke për restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe pikturave murale të saj. Palët diskutuan edhe zgjerimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të vitit 2022 për të përfshirë kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Finiqit, restaurimin e ikonave dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale për restauratorët në Selanik. Në fokus ishte edhe bashkëpunimi mes teatrove dhe operave kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë përmes projekteve dhe shkëmbimeve të përbashkëta. U.D/ReportTv.al faik konica prespe Lina Mendoni Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.4% Jo 32% Nuk e di 6.5% Vota total: 3057 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
