Lajme Zone
Zvicër/ Me skuter të vjedhur dhe 50 gramë hashash në xhep! Arrestohet 16-vjeçari shqiptar, vrapoi për t'i ikur policisë
BotëReport TV

Zvicër/ Me skuter të vjedhur dhe 50 gramë hashash në xhep! Arrestohet 16-vjeçari shqiptar, vrapoi për t'i ikur policisë

Një 16-vjeçar Kosova që jeton në Aargau të Zvicrës, është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me një skuter të vjedhur dhe pa patentë.

Një 16-vjeçar Kosova që jeton në Aargau të Zvicrës, është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me një skuter të vjedhur në autostradën A1. Policia e vuri re duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të skuterit. Edhe pse iu kërkua të ndalonte, ai vazhdoi arratisjen duke kryer disa shkelje të trafikut, përfshirë parakalimin e një autobusi nga korsia e emergjencës. Pak para daljes në Dietikon, humbi kontrollin dhe u rrëzua. Më pas tentoi të ikte në këmbë, por policia e kapi pas disa qindra metrash. LEXO edhe...Senatorja amerikane Shaheen shpallet 'Qytetare Nderi' në Sarajevë, do ta vizitojë edhe Kosovën Gjatë ndjekjes, i riu hodhi një qese ku u gjetën rreth 50 gramë hashash. Policia zbuloi gjithashtu se skuteri ishte i vjedhur dhe i mituri nuk kishte patentë. Sipas mediave të huaja ai nuk pësoi lëndime ndërkohë për rastin kanë nisur procedurat ligjore dhe dosja i është dorëzuar prokurorisë. A.C/ReportTv.al kosova zvicer i mituri Skuter elektrik Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.2% Jo 32.3% Nuk e di 6.5% Vota total: 3153 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?