Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i administratës amerikane për BBC-në. Nëse e pranon ofertën, Zacharia do të bëhet zëdhënësja e gjashtë kryesore e presidentit Donald Trump gjatë dy administratave të tij.
Zacharia aktualisht punon si këshilltare për komunikimin në kompaninë Trump Media & Technology Group, e cila administron platformën Truth Social. Ajo ka punuar më parë edhe si zëdhënëse në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, gjatë një periudhe të shkurtër.
Emërimi i saj vjen pas largimit të Karoline Leavitt nga posti në muajin gusht. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Leavitt ka marrë një ofertë për të punuar si kontribuuese në televizionin Fox News. Top Channel

