Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me presidenten e re të Kosovës dhe institucionet e vendit. LEXO edhe...Gjykata në Prishtinë lë në burg për një muaj ish-bashkëpunëtorin e Behgjet Pacollit! Valon Lluka dyshohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale “Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Po ashtu, përfaqësuesit amerikanë kanë ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë. “Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet në përgjigje. Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e Kosovës më 6 tetor. A.C/ReportTv.al Justina Shiroka Pula zgjedhje kosove Ambasada amerikane në Prishtinë Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 3257 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

