Lajme Zone
BotëBalkanWeb

Armë bërthamore në Lituani? Ilir Kulla: Zonë e rrezikshme. Nëse do niste konflikti, NATO dhe forcat ruse mund të përplasen


Gjatë ditës së sotme, 9 tetor Moska ka reaguar ndaj hapit të parë të ndërmarrë nga Lituania për të ndryshuar kuadrin e saj kushtetues lidhur me armët bërthamore.

Gjatë ditës së sotme, 9 tetor Moska ka reaguar ndaj hapit të parë të ndërmarrë nga Lituania për të ndryshuar kuadrin e saj kushtetues lidhur me armët bërthamore. Kremlini paralajmëroi se heqja e ndalimit për vendosjen e tyre në territorin lituanez mund të rrisë tensionet dhe të nxisë një tjetër valë përshkallëzimi në rajon. Ndryshimi mori mbështetjen e Parlamentit të Lituanisë në një votim të zhvilluar të martën. Megjithatë, për miratimin përfundimtar të amendamentit kushtetues nevojitet edhe një votim i dytë. Në lidhje me këtë zhvillim, analisti Ilir Kulla i ftuar në Zonë e Lirë me Arian Çanin tha se shteti lituanez është një zonë e rrezikshme. Kulla nënvizoi se nëse do ketë konflikt, shumë rusë do ndërhynin në shtetet baltike, sepse atje ka shumë rusë. Po ashtu, theksoi se rusët nuk e harrojnë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nisi pikërisht nga Lituania. Ilir Kulla: Në pjesën ku ndodhen tre republikat ish-sovjetike, Rusia ka trupa.

Nëse do ketë një konflikt, mundësia e ndërhyrjes së forcave ruse në këto republika është e drejtpërdrejtë, edhe pse janë vende të BE-së dhe të NATO-s. Letonia, Estonia dhe Lituania kanë komunitet të madh ruse.

Tani dalim te pyetja se pse Lituania është kaq e rëndësishme? Sepse nga Lituania nisi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kjo sepse aty nisi një konflikt i armatosur. Rusët nuk e kanë harruar se shpërbërja nisi atje. Moska po vijon marrëveshjen e Alaskës, jo më larg se sot ka një marrëveshje mes rusëve dhe amerikanëve. Amerikanët ia kanë hequr rusëve veton ndaj naftës, me kusht që naftën ta shesin kompani të SHBA-ve. Rusia po luan lojë shahu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ilir kulla zone e lire