Një tërmet me magnitudë 7,6 goditi një zonë 14 kilometra në jugperëndim të Petaloza Arriba në Panama, njofton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Sistemi amerikan i paralajmërimit sinjalizoi rrezikun e një cunami pas tërmetit. Tërmeti u ndje edhe në Costa Rica dhe zgjati për një kohë të konsiderueshme. LEXO edhe...Turqia goditet nga tre tërmete të njëpasnjëshme, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2 ballë Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve. Gazetarët e AFP raportojnë për skena paniku në kryeqytetin e Panamasë. Sistemi amerikan i paralajmërimit ka sinjalizuar valë potencialisht të rrezikshme përgjatë brigjeve të Costa Rica-s, Ekuadorit, Perusë, Nikaraguas, Guatemalës, El Salvadorit dhe Meksikës./La Repubblica P.J/E.H/ReportTv.al panama termet cunami Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.2% Jo 32.3% Nuk e di 6.5% Vota total: 3153 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
