Ripërtëritja e Partisë Demokratike, projekti që kreu i saj, Sali Berisha, e përmend shpesh, duket një dëshirë e fortë e demokratëve. Gjatë takimit në Patos, një prej tyre ia tha në sy drejtuesit të selisë blu se afrimi i njerëzve të rinj është rruga për të ecur përpara. Madje, demokrati i solli Berishës socialistët si shembull, të cilët sipas tij, përpiqen për të gjetur sa më shumë njerëz të zgjuar në krye. LEXO edhe...Ngjela në Report Tv: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën! Pritja e ambasadorit Wendt, avokati: Është ‘non grata’, s’takohen dot “Mendoj shumë njerëz kanë dëshirë të kandidojnë, të punojmë një herë jo si socialistë se ata mhen të nxjerrin njerëz të zgjuar në krye. Të nxjerrim edhe ne njerëz të zgjuar, të rinj, që të na çojnë përpara. Të punojmë të gjithë dhe të nxjerrim njeriun që e meriton”, tha qytetari. Çështja e ripërtëritjes u prek edhe nga të tjerë të pranishëm që shprehën pakënaqësi për drejtuesin e degës Patos, duke i dorëzuar Berishës edhe një shkresë. “Desha të theksoja për problemin e ripërtëritjes. Në Patos kemi pasur edhe zgjedhjet e kryetarit të PD Patos. Kemi pasur disa shqetësime, kam një shkresë që dua t’jua drejtoj juve personalisht. Jemi pjesa dërrmuese e Rithemelimit, të bëjmë një takim dhe të ecim përpara me PD”, tha qytetari. Berisha premtoi se këtë çështje do ta rishihte me kujdes. Edhe vetë gjatë fjalës së tij ritheksoi se partia duhet të rigjenerohet, modernizohet e hapet për t’u kthyer në alternativë për votuesit. “Shqiptarët do të na votojnë ne, vetëm kur ne të arrijmë të ripërtërihemi vetë. Vetëm kur ne të paraqitemi para tyre dhe tek ata si një forcë politike, para së gjithash një forcë që ndjen, që përjeton, që angazhohet me një vizion për t’u dhënë përgjigjen më urgjente, më të fuqishme problemeve. Kjo kërkon shkrirjen tonë me qytetarët, kjo kërkon hapjen tonë ndaj të gjitha vlerave të komunitetit dhe të shoqërisë. Kjo kërkon modernizimin e Partisë Demokratike. Kërkon që seksionet tona të jenë funksionale. Kërkon që strukturat tona të rivitalizohen. Kërkon të angazhohemi në një dialog pa mure me mbarë shoqërinë tonë”, tha Berisha. Megjithatë, ripërtëritja nuk duket se do të prekë çdo hallkë të Partisë Demokratike. Kreu i saj s’e mendon ende tërheqjen dhe përfshirjen e tij mes figurave që mund të zëvendësohen nga të rinjtë. “Momentin e parë që unë ta shoh se nuk kam mundësi të përballem aq sa dua unë dhe sa ç’mundem unë me të keqen, unë do të tërhiqem. Përderisa unë të mund t’i qëndroj asaj, do t’i qëndroj me gjithë forcën time”, tha Berisha. P.J/ReportTv.al sali berisha Patos Fier PD Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.2% Jo 32.3% Nuk e di 6.5% Vota total: 3153 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

