Lajme Zone
Nis protesta, iu vihet flaka koshave të mbeturinave; studentët qëllojnë me gurë policinë
PolitikëPamfleti

Nis protesta, iu vihet flaka koshave të mbeturinave; studentët qëllojnë me gurë policinë

Protestuesit e mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

28 MINUTA ME PARE Protesta studentore, mesazhi i të rinjve për prindërit: Na ndihmoni ta hedhim Ramën, siç hodhët ju diktatorin Protestuesit e mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Në ditën e 12-të të protestës studentore, pjesëmarrësit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar tubimet, duke theksuar se dorëheqja e qeverisë mbetet një nga kërkesat e tyre kryesore.

“Do dalim çdo ditë derisa të ikë kjo qeveri”, është shprehur një prej protestuesve, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Një tjetër pjesëmarrës ka ngritur shqetësimin për të ardhmen në vend, duke deklaruar se nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet nga pushteti, qytetarët do të detyrohen të largohen nga Shqipëria.

“Nëse Rama nuk largohet, do të detyrohemi të largohemi ne”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, protestuesit janë ndalur edhe te kërcënimet që pretendojnë se u janë bërë pjesëmarrësve për të mos dalë në tubim. Sipas tyre, veprime të tilla nuk duhet t'i dekurajojnë qytetarët, por të shërbejnë si një arsye më shumë për të protestuar.

“Kërcënimet për të mos dalë në protestë duhet të jenë një arsye më shumë për të dalë në protestë. Mendoj se rezistenca do të shpërblehet”, është shprehur një tjetër protestues.

Ndërkohë, një tjetër protestues u është drejtuar prindërve të brezit të ri, duke iu kërkuar mbështetje për ndryshimin e situatës politike.

“Unë do bëja një kërkesë për prindërit tanë: ashtu siç e hodhët ju diktatorin, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin”, është mesazhi i tij. 36 MINUTA ME PARE Protestuesit hodhën gurë drejt Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës Protestat studentore Situata është tensionuar më tej këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe të rinjtë vijojnë protestën e tyre prej disa ditësh, pa u tërhequr nga kërkesat që i kanë nxjerrë në rrugë.

Përplasjet me forcat e rendit janë intensifikuar pasi disa protestues kanë marrë katër kazanë mbeturinash nga Rruga e Durrësit dhe i kanë zhvendosur në rrugicën pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin të pozicionuar efektivët e policisë.

Protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave të rendit. Gjithashtu, disa prej tyre kanë hedhur gurë ndaj efektivëve.

Për t'iu përgjigjur situatës, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Në Rrugën e Durrësit janë pozicionuar 2 autobotë me ujë, ndërsa forcat e policisë kanë nisur të përdorin edhe gaz lotsjellës.

Përplasjet vijnë në vijim të protestave të njëpasnjëshme të studentëve, të cilat gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me tensione dhe incidente mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit. 45 MINUTA ME PARE Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentja mesazh Ramës: Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër! Protesta para Ministrisë së Arsimit Studentët kanë nisur protestën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një studente teksa foli për mediat, tha se nuk ka dialog me kryeinistrin sepse ata kërkojnë vetëm largimin e tij.

“Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveçse të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë. Nuk mund të dialogohet më me kryeministrin”, u shpreh një studente e pranishme në protestë.

Ajo tha se ka marrë pjesë në tubime që prej protestës së Flamingos, ndërsa akuzoi policinë se po nxit dhunën gjatë protestave.

Studentja u bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se frika nuk duhet t’i pengojë ata të shprehin qëndrimet e tyre.

“Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këtë po përpiqen të bëjnë, të na frikësojnë”, deklaroi ajo. 45 MINUTA ME PARE Tensione gjatë protestës, studentët i vënë flakën koshave të mbeturinave dhe qëllojnë me gurë drejt policisë Katër kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët në Rrugën e Durrësit, gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet sot në Tiranë. Situata është tensionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur studentë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, gjatë tubimit, protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar. 51 MINUTA ME PARE Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit thyejnë pllakat e trotuarit Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit thyejnë pllakat e trotuarit Studentët vijojnë protestat prej disa ditësh dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Tubimi i kësaj të shtune përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, ndërsa disa protestues kanë thyer dhe shkulur pllakat e trotuarit, duke i hedhur në rrugë.

Edhe këtë të shtunë, të rinjtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, ku kishin njoftuar zhvillimin e protestës në orën 14:00.

Gjatë tubimit, situata është tensionuar pasi disa protestues kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuarit pranë ministrisë, duke i hedhur më pas në rrugë.

Protesta e sotme vjen në vazhdën e tubimeve të njëpasnjëshme të studentëve, të cilët nuk kanë pranuar të tërhiqen, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe përplasje me forcat e rendit.

Ndërkohë, drejt Ministrisë së Arsimit marshuan edhe deputetë dhe militantë të Partisë Demokratike, të cilët më herët ishin mbledhur përpara Kryeministrisë.

Pas rreth një ore qëndrimi atje, mbështetësit e opozitës u nisën drejt protestës së studentëve. Megjithatë, një pjesë e të rinjve kundërshtuan bashkimin e tyre me tubimin, duke i pritur me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. 56 MINUTA ME PARE Studentët nuk pranojnë militantët e PD-së në protestën e tyre, i presin me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” Studentët nuk pranojnë militantët e PD-së në protestën e tyre Deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike marshuan nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar protestës së studentëve, por u përballën me kundërshtimin e të rinjve, të cilët kishin organizuar një tubim të veçantë.

Studentët që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit kanë kundërshtuar përfshirjen e militantëve të Partisë Demokratike në tubimin e tyre. Me mbërritjen e deputetëve dhe mbështetësve të opozitës në hyrje të Rrugës së Durrësit, të rinjtë i pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj pranisë së tyre në protestë.

Protestat e kësaj të shtune në Tiranë nisën me tubimin e Partisë Demokratike. Deputetët dhe demokratë u mblodhën fillimisht përpara selisë së partisë, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur përpara godinës qeveritare, disa prej protestuesve i vunë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur për dialog. Pranë zjarrit, një i moshuar u pa duke kërcyer.

Pas rreth një ore qëndrimi përpara Kryeministrisë, protestuesit e PD-së nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët kishin njoftuar zhvillimin e një proteste të veçantë në orën 14:00.

Megjithatë, përpjekja e militantëve demokratë për t'iu bashkuar tubimit nuk u mirëprit nga të rinjtë.

Në hyrje të Rrugës së Durrësit, studentët reaguan me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke kundërshtuar përfshirjen e mbështetësve të opozitës në protestën e tyre.

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” shënuan momentin e kundërshtimit të militantëve të PD-së nga studentët, të cilët kishin zgjedhur të protestonin veçmas nga tubimi i organizuar nga opozita. 59 MINUTA ME PARE “Më dhemb shpirti për studentët”/ Irini Qirjako i bashkohet protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimin për realitetin me të cilin ata përballen.

Në një prononcim të shkurtër nga tubimi, artistja është shprehur se ka dalë në protestë pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët, sipas saj, përballen me një realitet të vështirë.

Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit janë mbledhur studentë që vijojnë protestën kundër qeverisë, ndërsa pritet që tubimit t'i bashkohen edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe shprehen se largimi i kreut të ekzekutivit dhe kabinetit të tij është zgjidhja për situatën në vend.

Protesta e studentëve vijon të marrë mbështetje edhe nga figura të njohura publike, mes të cilave këtë herë është edhe këngëtarja Irini Qirjako. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Edi Rama, dorëhiqet apo arratiset? 21 Tetor 2026, 19:5719:57LIVE UPDATES Tirana sërish mes kaosit dhe tensioneve, mijëra të rinj në këmbë kundër Ramës 20 Tetor 2026, 18:5018:50LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Një javë kaos, nis protesta te Ministria e Arsimit; e gjithë Shqipëria në këmbë 19 Tetor 2026, 12:3012:30LIVE UPDATES Tirana në kolaps/ Tym e flakë kudo, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë 18 Tetor 2026, 19:3519:35LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Dita e gjashtë e revoltës kundër Ramës, Tirana mes gazit, molotovëve dhe përplasjeve me policinë 18 Tetor 2026, 17:1217:12LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish në kaos, policia në ndjekje të protestuesve; përplasje nëpër rrugët e kryeqytetit 18 Tetor 2026, 15:3615:36LIVE UPDATES