Ka nisur protesta e 76-të në Tiranë, me qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora që janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Me nisjen e marshimit, bulevardi është përfshirë nga thirrjet e protestuesve, mes të cilave: “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëri e re!”, “Diaspora është këtu!”, “Rama në burg!”, “Berisha në burg!” Pjesëmarrje të veçantë në protestën e sotme ka diaspora shqiptare, me emigrantë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë. Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në kryeqytet, me tubime, marshime dhe grumbullime para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe japin akuza për korrupsion dhe keqqeverisje. Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar prej javësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Protestat e 14, 15 dhe 16 gushtit janë paralajmëruar si tubime me pjesëmarrje të gjerë, veçanërisht nga diaspora shqiptare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
