Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje


Aktivisti Edison Lika iu drejtua protestuesve dhe diasporës së mbledhur në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Edison Lika iu drejtua protestuesve dhe diasporës së mbledhur në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rroftë Diaspora! Diaspora është këtu. Ju erdhi fundi! A do t’i largojmë ata që ju larguan nga ky vend apo jo? Për çfarë keni ardhur sot? Për të kërkuar dorëheqje!”, u shpreh Lika. Ai tha se prania e diasporës i ka dhënë një tjetër dimension protestës, e cila vijon prej 76 ditësh në Tiranë. “Ky shesh ka 76 ditë që duket i bukur, por secili i bie një nur kur vjen Diaspora. Diaspora e zbukuron sheshin. Dorëheqje!”, deklaroi aktivisti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta