Pamjet e marra me dron nga protesta masive që po zhvillohet në kryeqytet tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare, ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ngjyrosur kuq e zi nga flamujt kombëtarë. Pamjet nga sipër pasqyrojnë qartë përmasat e tubimit, ku protestues të pafundëm mes të cilëve një numër i madh bashkatdhetarësh të ardhur posaçërisht nga diaspora, kanë mbushur tërësisht bulevardin kryesor të Tiranës. Përveç flamujve kuq e zi që valëviten përgjatë gjithë bulevardit, në duart e protestuesve bien në sy pankarta të shumta me mesazhe të forta e me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit, mes të cilave:”Rama i pabesë!”, “Ju erdhi fundi”, etj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
