Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk ka çështje më të ndershme se ajo e kombit” – Politologia nga diaspora: Babai im u largua prej korrupsionit, sot jemi këtu për të drejtat tona!


Një e re nga diaspora, e rritur në Gjermani dhe me profesion politologe, i është bashkuar protestës masive para godinës së Kryeministrisë, ku ka ndarë me të pranishmit historinë e familjes së saj dhe mesazhin e fuqishëm për të ardhmen e vendit.

Një e re nga diaspora, e rritur në Gjermani dhe me profesion politologe, i është bashkuar protestës masive para godinës së Kryeministrisë, ku ka ndarë me të pranishmit historinë e familjes së saj dhe mesazhin e fuqishëm për të ardhmen e vendit. E reja tregoi se largimi i familjes së saj nga Shqipëria erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e sistemit të korruptuar, ndërsa sot ajo vazhdon të njëjtën betejë për dinjitet: “Jetoj në Gjermani. Babai im është larguar shumë vite më parë nga Shqipëria prej korrupsionit. Kërkoi që fëmijët e tij të rriten me një kulturë ku të drejtat e njerëzve të jenë prezente, për të cilat sot ende luftojmë.” Më tej, ajo nënvizoi se formimi i saj profesional e shtyn edhe më shumë të kontribuojë për vendin e origjinës: “Këtë betejë e ndaj edhe unë dhe sot jam politologe. Nuk ka çështje më të ndershme se ajo për kombin tënd!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb