Në protestën e 76-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shpalosura në shesh. “76 ditë, koha nuk na hesht”, shkruhet në njërën prej tyre, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Një tjetër pankartë i referohet historisë së shtetit shqiptar dhe pretendimit se, pavarësisht ndryshimit të emrave dhe viteve, mentaliteti i pushtetarëve ka mbetur i njëjtë. “1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll”, thuhet në pankartë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

