Deputeti demokrat Saimir Korreshi paralajmëroi sot zhvillime të reja në rast se mazhoranca tenton të kalojë e vetme nismën ligjore për ndryshimet territoriale.
Duke folur për “A2 CNN”, Korreshi u shpreh se Partia Demokratike duhet të kalojë në veprime më të forta dhe një linjë më të ashpër politike.
Sipas Korreshit, përtej protestave, një akt i radhës mund të jetë edhe ngujimi në Kuvend. “Unë kam qenë i linjës së ashpër që në fillim, që në seancën e parë të kësaj legjislature. Që atëherë kërkova që të ngujoheshim atje derisa të rikthehej seanca. Unë mendoj që duhet të kalojmë në veprime më të forta. Të mbështesim patjetër edhe protestën që ka një qind e kusur ditë, që vazhdon, dhe patjetër na takon edhe ne deputetëve që të dalim në vijën e parë. Përtej protestave që duhet të jenë, në rast se do tentojë PS ta kalojë këtë nismë ligjore, ne duhet të ngujohemi”,- tha Korreshi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

