Lajme Zone
Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera
PolitikëReport TV

Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të zhbllokojnë pagat e tyre në thesar. Pjesa më e madhe e institucioneve të drejtësisë i janë drejtuar Gjykatës Administrative, ku kërkojnë anulimin e veprimeve të Ministrisë së Financave që ka bllokuar paratë. Deri në shqyrtim të kësaj kërkesë urdhërimin e degëve të thesarit të kalojnë pagat menjëherë. Kërkesa e parë, ajo e bër

Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të zhbllokojnë pagat e tyre në thesar. Pjesa më e madhe e institucioneve të drejtësisë i janë drejtuar Gjykatës Administrative, ku kërkojnë anulimin e veprimeve të Ministrisë së Financave që ka bllokuar paratë. Deri në shqyrtim të kësaj kërkesë urdhërimin e degëve të thesarit të kalojnë pagat menjëherë. Kërkesa e parë, ajo e bërë nga GJKKO, është pranuar nga gjyqtari Ramiz Lala. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. LEXO edhe...‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO) Lajmi në përditësim..... Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë SI.E./E.H/ReportTv.al GJKKO Gjykata Administrative pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 4589 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?