Lajme Zone
Nga protestat te deputetët që i thanë 'Jo', a i ka PS 84 votat për ta kaluar hartën e re territoriale?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nga protestat te deputetët që i thanë 'Jo', a i ka PS 84 votat për ta kaluar hartën e re territoriale?

Të enjten, në Kuvend nuk do të votohet vetëm për një hartë të re të pushtetit vendor, por Partia Socialiste do të përballet edhe me përllogaritjen e 84 votave, që nevojiten për miratimin e reformës territoriale. Drafti i PS-së parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore dhe votimi në seancë plenare kërkon shumicë e cilësuar, pra 84 vota. Por, përpara

Të enjten, në Kuvend nuk do të votohet vetëm për një hartë të re të pushtetit vendor, por Partia Socialiste do të përballet edhe me përllogaritjen e 84 votave, që nevojiten për miratimin e reformës territoriale. Drafti i PS-së parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore dhe votimi në seancë plenare kërkon shumicë e cilësuar, pra 84 vota. Por, përpara votimit, pyetja që po shoqëron diskutimin politik është nëse mazhoranca i ka të sigurta këto 84 vota. KJo pasi sot, dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, mësohet se kanë votuar kundër draftit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Qëndrimi i tyre vjen vetëm pak ditë para votimit në Kuvend dhe e bën më të ndjeshme çështjen e numrave. Nëse Braçe dhe Sinaj ruajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancën plenare, votat e tyre do të jenë mes atyre që do të mungojnë në krah të mazhorancës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së grupit tha se vendimi politik është që deputetët socialistë ta votojnë pro reformën.

“Gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar ka raste që deputetët shprehin mendimin e tyre, votojnë edhe kundër, por në fund është ai vendimi tjetër që pason, që është vendimi politik”, deklaroi Balla. I pyetur nëse deputetët që dalin kundër vendimit politik mund të përballen me pasoja, Balla iu referua rregullores së grupit parlamentar.

Pra, në prag të votimit, mazhoranca thotë se reforma do të votohet më 8 tetor, ndërsa brenda vetë grupit socialist tashmë janë regjistruar dy vota kundër.

Koçeku kundërshton zyrtarisht

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur se do të votojë kundër draftit të Partisë Socialiste për reformën territoriale, i cili pritet të votohet të enjten në seancë plenare.

Koçeku shprehet se kundër projektligjit mund të votojnë edhe deputetë socialistë, pavarësisht pasojave politike që mund të kenë për shkak të mosbindjes ndaj qëndrimit të grupit parlamentar.

“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, deklaron Koçeku.

Kundërshtimi nuk nisi sotDebati për hartën e re territoriale nuk është një zhvillim i ditëve të fundit sepse prej muajsh, propozimi i PS-së ka hasur kundërshtime në disa prej zonave që preken drejtpërdrejt nga shkrirja e bashkive.

Harta e propozuar parashikon shkrirjen e 15 bashkive: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Në shumicën prej këtyre zonave banorët kanë dalë në protesta kundër ndryshimit të statusit të bashkive të tyre. Kundërshtimet kanë qenë të pranishme në Divjakë, Selenicë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Belsh, Përrenjas dhe bashki të tjera të prekura nga drafti.

Banorët kanë kërkuar që bashkitë e tyre të mos shkrihen dhe që, përpara miratimit të hartës së re, të merret në konsideratë qëndrimi i komuniteteve lokale.

Protestat kanë vijuar edhe sot, ndërsa qytetarë dhe përfaqësues të disa prej bashkive që preken nga reforma janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Me pankarta dhe thirrje kundër hartës së re, ata kanë kërkuar që propozimi të rishikohet.

Megjithate, pas muajsh protestash dhe debatesh për hartën e re, reforma ka mbërritur në pikën ku gjithçka do të përkthehet në numra.

Janë 84 vota ato që i duhen mazhorancës për ta miratuar, por mbetet për t'u parë nëse PS do t'i sigurojë ato në sallën e Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve që janë shfaqur gjatë procesit dhe votave kundër të regjistruara edhe sot brenda grupit socialist. S.Gj-Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm