Qeveria e Serbisë i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një propozim të arsyetuar për shpalljen e zgjedhjeve. Kryeministri Đuro Macut i propozoi sot Qeverisë së Serbisë që, “në përputhje me Kushtetutën”, t'i propozojë Presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare. LEXO edhe...Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore Sipas mediave serbe, nëse Qeveria e miraton këtë propozim, Presidenti duhet të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit brenda 72 orëve. Në bazë të nenit 109, paragrafët 1 dhe 5 të Kushtetutës së Serbisë dhe nenit 21 të Ligjit për Presidentin e Republikës, parashikohet që Presidenti i Republikës të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit bazuar në një propozim të arsyetuar nga Qeveria. Ligji për Presidentin e Republikës përcakton se Presidenti i Republikës është i detyruar të nxjerrë një dekret brenda 72 orëve me anë të të cilit, me propozim të arsyetuar të Qeverisë, shpërndan Parlamentin ose njofton Qeverinë dhe publikun se nuk e pranon propozimin. Sipas Kushtetutës, njëkohësisht me shpërbërjen e Parlamentit, Presidenti i Republikës duhet të shpallë zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhjet të përfjnë jo më vonë se 60 ditë nga data e shpalljes. Ligji për Zgjedhjen e Deputetëve të Popullit përcakton se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit nuk mund të kalojnë më pak se 45 dhe as më shumë se 60 ditë. Vendimi për të shpallur zgjedhjet përcakton ditën e votimit, e cila duhet të jetë një ditë jo pune. Kuvendi Kombëtar që është shpërbërë kryen vetëm detyra të vazhdueshme ose urgjente, të përcaktuara me ligj, dhe Kuvendi nuk mund të shpërbëhet gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar disa herë se do të tërhiqet nga posti i Presidentit, me përfundimin e mandatit në vitin 2027, por ndërkohë asambleja e partisë së tij, pak ditë më parë, miratoi unanimisht Vuçiçin si kandidaturën e vetme për kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mesa duket se Vuçiç po përgatit rrokadën e radhës, duke lënë postin e Presidentit për atë të kryeministrit. Vuçiç tha më parë se zgjedhjet do të mbahen më 18 ose 25 tetor dhe se ai do t'i shpallë zgjedhjet brenda 9 ose 10 shtatorit. Asambleja Kombëtare ka 250 deputetë, të cilët zgjidhen për katër vjet. Asambleja Kombëtare e mbledhur aktualisht u konstituua më 6 shkurt 2024, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 17 dhjetor 2023. R.Xh/ReportTv.al serbi aleksander vucic Presidenca zgjedhjet ne serbi Parlamenti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.3% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 827 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
