Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari, Barjam Sulejmani, tha se banesa ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty. Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. LEXO edhe...Apoloni/ Zbulimet e reja arkeologjike tërheqin turistët, në 8 muaj mbi 92 mijë persona vizituan parkun arkeologjik Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. “Isha atje te vendi i punës atje. Më lajmëruan në telefon, erdha me një makinë të atyre. Më pas erdhi një çezëm me një zorrë me ujë nga ata. Mund të ketë qenë edhe shkëndijë elektrike. Unë rri vetëm që e ruaj natën aty, se gruaja rri me qira në një vend tjetër. Shtëpia është e pabanuar dhe nuk ma kanë riparuar. Kam 5 vite që vij vërdallë, nuk do Armando Subashi ta riparojë. Më ka nxjerrë emergjenca civile përjashta”, tha mes të tjerash Sulejmani. R.Xh/E.H/ReportTv.al flakë zjarr levan Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 891 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
