Nga zanatet tradicionale te profesionet më të reja në teknologji, tregu shqiptar i punës, kërkon çdo lloj profili. Punëtor krahu, magazinier, bojaxhi, kamarier e kuzhinier, por edhe ekonomistë, mjekë, inxhinierë e specialistë të teknologjisë së informacionit, aktualisht janë 5 mijë e 425 vende të lira pune që presin të plotësohen. Ndërsa referuar të dhënave zyrtare, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u shpallën mbi 43 mijë vende të lira pune. Sektorët me kërkesën më të madhe për staf sipas AKPA janë hoteleri-turizëm, tregti, ndërtim, prodhim, transport dhe shërbime. LEXO edhe...SPECIALE/ Fshati që u vetëmbrojt me ligje pleqnie: Si po e kthen turizmi rininë në Radomirë “Të dhënat tregojnë se tregu shqiptar i punës paraqet një kërkesë të diversifikuar për fuqi punëtore, nga profesionet që kërkojnë arsim të lartë dhe kualifikime të specializuara deri te profesionet teknike, zanatet dhe pozicionet që kërkojnë nivele më të ulëta kualifikimi”, thotë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në përgjigje zyrtare AKPA thotë se për profilet me arsim të lartë, ndër profesionet më të kërkuara evidentohen: ekonomist, menaxher, specialist komunikimi, zhvillues softëare, inxhinier, jurist, specialist i burimeve njerëzore, dentist, arkitekt dhe specialist logjistike. Me arsim të mesëm, profesionet më të kërkuara janë kamerier, shitës, shofer i mjeteve të rënda, banakier, mekanik, kuzhinier, elektricist, recepsionist, teknik IT dhe saldator. Kurse me arsim të ulët ose pa arsim, ka më shumë nevojë për punonjës pastrimi, ndihmës kuzhinier, punëtor ndërtimi, rrobaqepës, punëtor krahu, punëtor ferme, e deri te bojaxhi. Për të plotësuar këtë boshllëk të krijuar, në gjysmën e parë të vitit janë miratuar nga Agjencia e Punësimit 12.348 aplikime të bëra nga shtetas të huaj, për punësim në Shqipëri. R.Xh/E.H/ReportTv.al Vende pune tregu i punes ndërtimi industria turizmi Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 891 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
