Finlanda ka përfunduar ndërtimin e një gardhi 200 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Rusinë, një projekt që zgjati dy vjet dhe synon të forcojë sigurinë kufitare në kufirin lindor të vendit. Ministrja e Brendshme finlandeze, Mari Rantanen, tha se mbrojtja e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor i shtetit, ndërsa e cilësoi gardhin si një element kyç të sistemit të sigurisë. LEXO edhe...Lufta/ Mbyllen vizitat e delegacionit amerikan në Moskë e Kiev! Trump pritet të telefonojë Putin dhe Zelensky "Detyra më e rëndësishme e shtetit është të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij. Në këto kohë të paparashikueshme, gardhi në kufirin lindor është një pjesë thelbësore e një sistemi efektiv të sigurisë kufitare", u shpreh ajo. Punimet nisën në gusht të vitit 2024 në segmentet që Garda Kufitare finlandeze i konsideroi me rrezikun më të lartë. Kufiri mes Finlandës dhe Rusisë shtrihet në mbi 1.300 kilometra, ndërsa gardhi është ndërtuar vetëm në zonat ku autoritetet vlerësuan se ishte më i nevojshëm. Barriera është rreth 4.5 metra e lartë dhe shoqërohet me kamera dhe sisteme të mbikëqyrjes elektronike. Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm që pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Në dhjetor 2023, Finlanda mbylli të gjitha pikat tokësore të kalimit me Rusinë, duke akuzuar Moskën se po drejtonte emigrantë drejt kufirit për të destabilizuar vendin. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza. Sipas Gardës Kufitare finlandeze, gardhi është i domosdoshëm për të përballuar raste të tilla. "Pa një gardh kufitar nuk është e mundur të luftohet në mënyrë efektive, të besueshme dhe të sigurt abuzimi me emigracionin", tha Markku Hassinen, përfaqësues i Gardës Kufitare finlandeze. U.D/ReportTv.al finlande Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 14.2% Nuk e di 5.4% Vota total: 892 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

