Lajme Zone
Më 16 shtator ‘vuloset’ fati i ish-krerëve të UÇK! 50 veteranë do të nisen drejt Hagës, Pllashniku: Nuk kthehemi pa çlirimtarët tanë, Kosova ka 6 vite që vuan
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Më 16 shtator ‘vuloset’ fati i ish-krerëve të UÇK! 50 veteranë do të nisen drejt Hagës, Pllashniku: Nuk kthehemi pa çlirimtarët tanë, Kosova ka 6 vite që vuan

Agim Pllashniku, veteran i UÇK në një lidhje të drejtëpërdrejt në ‘Studio Live nën moderimin e Ermal Qorit, tha 50 veteranë do të udhtojnë drejt Hagës për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.

Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Agim Pllashniku, veteran i UÇK në një lidhje të drejtëpërdrejt në ‘Studio Live nën moderimin e Ermal Qorit, tha 50 veteranë do të udhtojnë drejt Hagës për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. “Me 50 veteranë do të udhëtojmë në Hagë, do të kalojmë edhe në Shqipëri. Besoj se do të lirohen në 16 shtator. Unë jam një përkrahës i tyre dhe më këtë flamur (flamuri i UÇK) ka 6 vite që fle. LEXO edhe...Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në ‘Times Square’ në New York: Liri për çlirimtarët! Nisja nga Kosova do të jetë interesante. Kemi ditë që e kemi organizuar dhe në fund të javës do të nisemi drejt Hagës. Do të nisemi nga porti i Durrësit dhe ftojmë qytetarët kush ka dëshirë që të vijë që të na përcjellin”, tha Pllashniku. Gjatë intervistës Pllashniku shprehu mirënjohje edhe për Ramush Haradinaj që disa ditë më parë propozoi që Hashim Thaçi të jetë president nëse lirohet. “Hashim Thaçi duhet të kthehet dhe të bëhet president, e falenderoj për propozimin Haradinaj. Çdo gjë do të ecë përpara me kthimin e tij në Kosovë”, tha ai. Teksa u pyet nëse nuk Gjykata do t’i linte në burg ai tha se bashkë me të gjithë veteranët do të hyjnë në burg ku mbahen ish-krerët. “Mos merrni ndonjë vendim të gabuar për themeluesit tanë. Unë i pari do të futem në dhomë nëse ata i lënë në burg. Jemi betuar se nuk kthehemi nga Haga pa çlirimtarët tanë. Kosova ka nevojë për ata se kemi 6 vite që vuajmë”, shtoi ai. Pllashniku komentoi edhe për nderimet shtetërore që iu bë nga Serbia Ratko Mlladiç. "Kur një shtet i nderon kriminelët është një shtet kriminel. Nuk kam koment tjetër për këto ngjarje”, përfi ai. Xh.K/ReportTv.al Agim Pllashniku studio live hashim thaci rexhep selimi kadri veseli Jakup Krasniqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 14.2% Nuk e di 5.4% Vota total: 892 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?