Lajme Zone
Nga mbrojtja e rritja ekonomike te lufta kundër grupeve kriminale transnacionale, Ambasada Amerikane tregon prioritetet e ambasadorit të ri të Trump në Tiranë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nga mbrojtja e rritja ekonomike te lufta kundër grupeve kriminale transnacionale, Ambasada Amerikane tregon prioritetet e ambasadorit të ri të Trump në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj. Në reagimin e saj, ambasada thekson se Wendt dhe Begaj riafirmuan partneritetin mes dy vendeve dhe diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Top Channel