Lajme Zone
Nga kampion Europe te “ndërtimi nga e para”, Mancini zbulon planin për Italinë
SportTop Channel

Nga kampion Europe te “ndërtimi nga e para”, Mancini zbulon planin për Italinë

Roberto Mancini rikthehet në pankinën e Italisë dhe e nis aventurën e tij të dytë me një listë prej 34 lojtarësh, të grumbulluar për ndeshjet e para të Nations League.

Roberto Mancini rikthehet në pankinën e Italisë dhe e nis aventurën e tij të dytë me një listë prej 34 lojtarësh, të grumbulluar për ndeshjet e para të Nations League. Trajneri italian e shoqëroi publikimin e listës me një mesazh në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se përpara tij ka një punë të madhe për të ndërtuar të ardhmen e “Azzurrëve”. “Ka shumë punë për të bërë, duke nisur nga zgjedhja e lojtarëve me të cilët do të ndërtojmë të ardhmen. Këto grumbullime janë hapi i parë. Forza Italia!”, shkroi Mancini.

Për trajnerin, rikthimi në listën e parë të lojtarëve të përzgjedhur sjell edhe kujtime nga periudha e tij e parë në krye të Italisë. Mancini, kampion Europe me “Azzurrët” në Euro 2020, e pranon se ky është një kapitull i ri, por me të njëjtën ambicie.

“Të rishikoj grumbullimet e mia të para më rikthen te një rrugëtim për të cilin kam shumë përzemër”, u shpreh trajneri italian. Lista e parë e Mancinit përmban edhe nëntë emra të rinj, një sinjal se trajneri po kërkon të ndërtojë një Itali të re, duke kombinuar emrat e njohur me lojtarë që kërkojnë të fitojnë vendin e tyre në kombëtare. Top Channel