Lajme Zone
Historia përsëritet në Itali, nga Baresi e Inzaghi te vëllezërit Esposito
SportTop Channel

Historia përsëritet në Itali, nga Baresi e Inzaghi te vëllezërit Esposito

Historia e Kombëtares italiane ka pasur disa raste të veçanta kur dy vëllezër janë thirrur së bashku në përfaqësuese.

Historia e Kombëtares italiane ka pasur disa raste të veçanta kur dy vëllezër janë thirrur së bashku në përfaqësuese. Një traditë që nis me emra legjendarë si Franco dhe Giuseppe Baresi, vazhdon me Simone dhe Filippo Inzaghi dhe tashmë rikthehet në vitin 2026 me një dyshe të re: Francesco Pio dhe Sebastiano Esposito. Franco dhe Giuseppe Baresi ishin pjesë e Italisë në Europianin e vitit 1980, të zhvilluar pikërisht në vendin fqinj. Të dy vëllezërit u grumbulluan nga trajneri Enzo Bearzot, por në atë turne nuk patën mundësi të luanin asnjë minutë. Italia e mbylli kompeticionin në vendin e katërt.

Një tjetër kapitull i veçantë erdhi më 15 nëntor 2000. Trajneri Giovanni Trapattoni grumbulloi njëkohësisht Filippo dhe Simone Inzaghi. Madje, dy sulmuesit patën mundësinë të luanin bashkë me fanellën e kaltër për 11 minuta. Simone hyri në minutën e 61-të në vend të Marco Delvecchios, ndërsa Filippo, që e kishte nisur titullar, u zëvendësua nga Alessandro Del Piero në minutën e 72-të. Tani radha është e familjes Esposito. Francesco Pio Esposito tashmë e ka konsoliduar praninë e tij në Kombëtaren e madhe. Sulmuesi numëron 9 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa debutimin e bëri më 5 shtator 2025 ndaj Estonisë, në kualifikueset e Botërorit 2026. Në krah të tij vjen tani vëllai Sebastiano Esposito, për të cilin kjo është thirrja e parë në Kombëtaren A. Sebastiano ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave dhe me U21 ka regjistruar 13 paraqitje dhe një gol. Kështu, dy vëllezër të tjerë hyjnë në historinë e Azzurrëve. Nga Baresi te Inzaghi dhe tani Esposito: një tjetër histori familjare që merr jetë me fanellën e Italisë. Top Channel