Bayern Munich mposhti Union Berlin me rezultatin e thellë 7-0, në një takimi ku Harry Kane arriti kuotën e 100 golave në Bundesliga brenda vetëm 98 ndeshjeve.
Jamal Musiala zhbllokoi sfidën me një goditje nga jashtë zonës, përpara se Kane të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli ndaj Michael Olise.
Olise shënoi golin e tretë përpara pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Kane realizoi me kokë golin e tij të dytë personal, ndërsa Ismael Saibari shënoi golin e tij të parë zyrtar me bavarezët.
Michael Olise u bë protagonisti kryesor i minutave të mbetura duke kompletuar hat-trick-un e tij me dy gola të tjerë.
Kjo fitore e ngjit Bayernin në vendin e parë në renditje, ndërsa shënon humbjen më të thellë në historinë e Union Berlin në kampionat. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

