Lajme Zone
Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos
PolitikëPamfleti

Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos

Kryeministri tha një të vërtetë dhe kërkoi të pastrohet administrata nga nepotizmi; por dy raste pas mbledhjes së partisë tregojnë se Edi Rama foli vetëm për populizëm, dhe si mashtrim ndaj BE-së, tani që është në proces mbyllja e kapitullit për reformimin e administratës publike.

Yllka Shetaj dhe Suela Popa / Një muaj pasi Rama betohej se do t'i jepte fund nepotizmit në administratë, Yllka Shetaj (Kukalaj), kushërira e Linda Ramës u emërua në krye të Operatorit të Shërbimeve Shëndetësore, ndërsa Suela Popa, gruaja e kryebashkiakut të Himarës, mori drejtimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Të dyja firmosin fondet e ilaçeve, koncesionet dhe tenderët e shëndetësisë... Një muaj më parë, në mbledhjen me ministrat, deputetët dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama tha: "Është mbushur administrata qendrore e lokale me familjarë të pushtetarëve, do t'i japim fund këtij fenomeni të neveritshëm."

Kryeministri tha një të vërtetë dhe kërkoi të pastrohet administrata nga nepotizmi; por dy raste pas mbledhjes së partisë tregojnë se Edi Rama foli vetëm për populizëm, dhe si mashtrim ndaj BE-së, tani që është në proces mbyllja e kapitullit për reformimin e administratës publike.

Sepse më 14 shtator 2026, vetëm 1 muaj pas deklaratës së Edi Ramës kundër nepotizmit, Yllka Shetaj (Kukalaj), vajza e tezes së Linda Ramës, u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.

Nuk ka dyshim që nga drejtoreshë e spitalit të Krujës, ajo u katapultua me urdhër të kryeministrit Edi Rama në krye të agjencisë së PPP-ve dhe fondeve të shëndetësisë, ndërsa ministrja Klodiana Spahiu, 3 ditë pas nisjes së detyrës, firmosi formalisht aktin e emërimit.

Më datë 29 shtator 2026, vetëm dy javë pas emërimit të kushërirës së Linda Ramës, gruaja e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, Suela Popa, u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Zyrtarisht, edhe gruaja e Vangjelit të Himarës u emërua me vendim të Ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, por faktikisht, nuk ka dyshim që ajo u katapultua me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Me këto emërime tipike nepotike, kryeministri Edi Rama u dha kushërirës së Linda Ramës dhe gruas së Vangjel Tavos dy institucionet qendrore të fondeve të ilaçeve dhe koncesioneve aktuale dhe të pritshme në sektorin e shëndetësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën planifikimin e fondeve për qendrat spitalore, spitalet rajonale, qendrat shëndetësore, urgjencën, harton listën e barmave që rimbursohen dhe firmos pagesat për koncesionet.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore bën tenderët dhe lidh kontrata për shërbime specifike si dializa, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale e laboratorët, me veprim në qendrat spitalore e spitalet rajonale dhe transferon shërbime në spitalet private me kontrata.

Përveç të dhënave si Drejtoreshë e Spitalit të Krujës gjatë pushtetit të "kunatit" Edi Rama, vajza e tezes së Linda Ramës nuk ka të dhëna të tjera publike, por ka disa "ngjyrje gishtash" në tenderë e emërime.

Ndërsa Suela Popa, gruaja e Vangjel Tavos, në vitet 2007-2013 ka qenë Shefe e Operacioneve Monetare dhe Inspektore e Sistemit Bankar në Bankën e Shqipërisë.

Në vitet 2013-2017, në emër të LSI-së, Ilir Meta e emëroi Drejtoreshë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR), ku janë fondet e fermerëve, "moçali" ku ajo ka lënë gjurmë të shumta abuzimesh miliona euro në fondet e shtetit dhe fondet e BE-së.

Në muajin dhjetor 2018, gruaja e Vangjelit u rikthye përsëri në Bankën e Shqipërisë si Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, me propozim të PS e PD, ku qëndroi deri në muajin mars 2026.

Para një jave, Edi Rama e emëroi Drejtoreshë të Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku do firmosë për fondet e ilaçeve dhe koncesioneve.

Ndërsa bashkëshorti Vangjel Tavo, me listë të dhënë nga Edi Rama, do vazhdojë të firmosë tenderë, grabitje e dhurime tokash në Himarë, sepse prandaj e vendosi kryetar bashkie, dhe si shpërblim i emëroi gruan te fondet e ilaçeve. /Pamfletiyllka shetaj suela popa linda rama edi rama vangjel tavo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower 4 Tetor 2026, 19:4319:43Anti-Mafia Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i delegon “ustait” të Çuçit, Enea Hoti, kompetencat për tenderët, PPP-të dhe emërimet 4 Tetor 2026, 14:1614:16Anti-Mafia Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit? 3 Tetor 2026, 16:4516:45Anti-Mafia “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor 2026, 13:4813:48Anti-Mafia Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK 2 Tetor 2026, 14:0214:02Anti-Mafia Helmimi i paralajmëruar i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë; pse u la jashtë hetimit Milton Nushi, administratori i saj 2 Tetor 2026, 11:1311:13Anti-Mafia