Lajme Zone
Nëna e ka braktisur, Haidi 7-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Të tjeraJOQ Albania

Nëna e ka braktisur, Haidi 7-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

GOFUNDME

GOFUNDME Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë për Haidin, një vajzë 8 vjeçare e cila përballet me probleme të zhvillimit dhe deformime në këmbë.

Haidi e cila jeton në Lushnje ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që kushton rreth 30 mijë euro.

Ajo ka përjetuar vështirësi që në moshë shumë të vogël. Në moshën 3-vjeçare, ajo u braktis nga nëna e saj dhe që prej atëherë jeton me babain dhe gjyshen e saj 70-vjeçare.

Familjarët thonë se Haidi është hiperaktive dhe ka deformime në këmbë. Ajo mund të ecë, por gjendja e saj kërkon një ndërhyrje kirurgjikale, kostoja e së cilës është e papërballueshme për familjen.

Babai i Haidit ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka mundësi të punojë. Familja jeton me të ardhura shumë të kufizuara: babai dhe gjyshja marrin nga 100 mijë lekë të vjetra pension në muaj. Me vetëm 200 mijë lekë të vjetra në muaj, ata duhet të përballojnë të gjitha shpenzimet e jetesës, duke e bërë të pamundur sigurimin e shumës së nevojshme për operacionin.

Për këtë arsye, familja po i drejtohet komunitetit shqiptar për ndihmë dhe solidaritet, me shpresën që Haidi të mund të kryejë ndërhyrjen që i nevojitet.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj.