Një lokal në zonën e Rrugës “Ferit Xhajko” është bërë pre e një vjedhjeje, ndërsa gjithçka është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.
Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ, personi që shfaqet në pamje ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka marrë produkte me vlerë rreth 500 mijë lekë, kryesisht Red Bull dhe birra.
Pronari i biznesit ka vendosur të publikojë pamjet me shpresën se dikush do ta njohë personin dhe do të ndihmojë në identifikimin e tij.
Kushdo që e njeh personin në video ose ka informacion që mund të çojë në identifikimin e tij, lutet të kontaktojë redaksinë e JOQ.

