Fan Noli bëri të pamundurën që Shqipëria të njihej nga bota perëndimore për atë që ishte në të vërtetë dhe jo për atë që “e shisnin disa”. Në fakt, kur shkroi monografinë e famshme për Gjergj Kastriotin- Skëndërbeun, e bëri në anglisht pikërisht me këtë qëllim: Shqipëria ishte një vend europian me rrënjë të thella dhe të lashta kristiane. Po! Pas pushtimit të gjatë turk, për të mbijetuar, punuar, për të ruajtur prona e siguri ekonomike, shumë u konvertuan në masë në myslimanë; dhe pikërisht sepse kishte qenë një konvertim interesi dhe jo shpirti dhe identiteti, Shqipëria dhe shqiptarët nuk u bënë asnjëherë fanatikë, në asnjë fe. Fan Noli e dinte mirë këtë, prandaj i dhimbte shumë dhe përpiqej me shpirt që shqiptarët të ishin në qendër të interesave dhe ndihmës dhe jo të diskriminuar nga Perëndimi në momentet më delikate të shtetformimit shqiptar. Prandaj dhe sot, nëse shohim shqiptarë që shprehen me fanatizëm fetar, nëse dëgjojmë shqiptarë, kudo që ata jetojnë dhe punojnë, të mohojnë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, historinë e tij, origjinën e tij, shumë prej nesh mendojnë se në të vërtetë, tek këta bashkëatrdhetarë nuk ka mbetur gjë shqiptari. Ata, pa u pushtuar nga askush, në mënyrë vullnetare apo interesash, thjeshtë kanë kapërcyer vijën e kuqe e të qenit shqiptarë cilësorë dhe janë shndërruar në banorë fanatikë të këtij globi. Banorët fanatikë i kapërcejnë kombësitë, fetë dhe origjinat, banorët fanatikë janë një kategori që mund të krijohet në rrethana të caktuara në çdo vend. Duke qenë ekstremistë, shpesh herë urryes, edhe pse janë të paktë në numër, e bëjnë zhurmën të madhe dhe, siç në këtë shkrim, marrin dhe vëmendje më shumë sa u takon. Jemi në kohën e mediave sociale, ku algoritmi preferon gjuhën e urrejtjes, të shëmtuarën, të pavërtetën, skandalozen, ekstremen dhe e ka si ushqimin e tij për ta shumuar e për ta shpërndarë. Fanatikët ekstremistë myslimanë, ata që “verbohen” të shohin shtatoren e Gjergj Kastriotit në qendër të Kryeqytetit shqiptar, nuk janë të ndryshëm nga ata që besojnë se Toka është e sheshtë apo se mjekësia është një shpikje për të vrarë qytetarë. Nga këta ka pasur dhe do të ketë përherë, dallimi është se tani algoritmi na i sjell kollaj si sallatë të thartë në pjatë. Që Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shqiptar, është po aq e vërtetë sa fakti që mosha mesatare e jetëgjatësisë së njerëzve nga 30 vjeç në Mesjetën pa vaksina e mjekësi, sot është rreth 70 vjeç, duke i siguruar shumicës së popullsisë së botës, mes tyre edhe fanatikëve ekstremistë dhe kospiracionistë, jetë të gjatë dhe të shëndetshme. LEXO edhe...Hoxha në Forumin Evropian Alpbach: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta Dhe sa i takon Skëndërbeut, legjendës sonë të përbashkët, ai është aty me pëlhurën e tij magjike si përkëdheli mbi ne. I ngulitur në memorien tonë nga Janaq Paço me shtatoren në Krujë, tamam si Hollivudi ka ngulitur në kokën e shumicës së njerëzisë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku njeriu ka krijuar modelin më të mirë të Demokracisë, ku dinjiteti njerëzor është më i respektuari se në çdo cep tjetër të Botës dhe ku në fund të fundit, në luftën e të mirës me të keqen, e mira është e privilegjuar si shtytja kryesore e ekzistencës sonë në këtë Univers. Prandaj, për të gjithë ne, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu, me pëlhurën e tij mbi shpatulla, mbi kalë, me përkrenaren me kokën e dhisë, është i vetmi Hero Kombëtar. Deri tani, nuk ka të dytë shqiptar si ai. Çdo modifikim për të shkuarën e tij, origjinën, e të tjera “konspiracione” të etura për vëmendje apo klikim, bëhen prej fanatikësh që janë të gatshëm të ndryshojnë fe, komb e përkatësi sa herë në horizont shfaqet një “pushtues” i ri. SI.E./ReportTv.al skenderbeu integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

