Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka hyrë sot në ditën e saj të 81-të radhazi. Protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë për të zhvilluar fjalimet e radhës. Aktivisti Arben Kola, e cilësoi këtë protestë si një “film të bukur” dhe një rast studimi, pasi askush nuk e kishte imagjinuar se qëndresa do të zgjaste kaq gjatë. Ai theksoi se çdo ditë që kalon po shihet një vetëdije e lartë qytetare dhe një rizgjim i të gjitha moshave, veçanërisht i rinisë dhe i moshës së tretë. Kola paralajmëroi se në shtator, me rikthimin e familjeve dhe studentëve në Tiranë dhe përballë skandaleve të përditshme, shqiptarët do të kthehen edhe më fuqishëm duke shkuar drejt mosbindjes civile si pasojë e mosreflektimit dhe provokimeve nga ana e pushtetit. Aktivisti nënvizoi se reagimi minimal i qeverisë duhet të kishte qenë dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, protesta ka dëshmuar qytetari të lartë dhe është vlerësuar nga Europa dhe bota për modelin e saj perëndimor. Kola përfi se shqiptarët kanë treguar se janë gati prej kohësh për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por ky rrugëtim po pengohet drejtpërdrejt nga qeverisja aktuale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
