“BIJA ITALIANE” E “BIJA KUBANE”/ SORAYA LANE VJEN NË SHQIP Titulli: Bija italianeAutore: Soraya LanePërkthyese: Albana Nexhipi LekajShtëpia botuese: DituriaÇmimi: 1250 lekë“Bijat e Humbura” është një seri tejet e njohur romanesh me bazë historike, shkruar nga autorja zelandeze Soraya M. Lane. Seria e shitur me një milionë kopje në të gjithë botën, përbëhet nga 8 romane që i bashkon një fill lidhës: ai i zbulimit të historisë së paraardhëseve të tyre, e cila është e zhytur në mister. LEXO edhe...'Në Librari' sjell 3 tituj të rinj: ‘Fluturimi i shqiponjës’, ‘Ikanakët’ dhe ‘Panda e madhe dhe dragoi i vogël’ Ato janë të gjitha vajza të lindura në një jetimore të Londrës, janë dhënë për adoptim, dhe pas vdekjes së tyre, një kutizë me dy objekte identifikuese zbulohet dhe u jepet stërmbesave. Këto të fundit nisin një udhëtim nëpër botë, për të njohur rrënjët e tyre, historitë e stërgjysheve, dhe vetveten. Ngjarjet në secilin prej romaneve zhvillohen në dy linja paralele, historike e dashurore bashkë, që venë e vijnë nga e tashmja në të shkuarën dhe anasjelltas. Dy histori dashurie, dy histori jete, të cilat e bëjnë rrëfimin më mbresëlënës se kurrë, me romantizmin e dikurshëm, dhe pragmatizmin e sotëm. Titulli: Bija kubaneAutore: Soraya LanePërkthyese: Albana Nexhipi LekajShtëpia botuese: DituriaÇmimi: 1250 lekëSeria përfshin librat: Bija Italiane; Bija Kubane; Bija Mbretërore; Bija e Safirit; Bija e Parisit; Bija Spanjolle; Bija e Fshehur; Bija e Fundit. Në shqip deri më tani, botuar nga Shtëpia Botuese Dituria janë shqipëruar “Bija Italiane”, “Bija Kubane”, “Bija e Ishullit” dhe “Bija e Safirit”. “Bija italiane” ka fituar këtë vit edhe çmimin si përkthimi më i mirë në Panairin e Librit në Prishtinë. “HIJA E BURRAVE”, ROMAN E TREGIME ALEGORIKE NGA DIBRA Titulli: Hija e burraveAutori: Xhafer MartiniBotues: M & BÇmimi: 1000 lekë“Hija e burrave”, roman dhe tregime alegorike nga trevat e zonës së Dibrës është libri i autorit Xhafer Martini. Një roman i ndërtuar mbi alegorinë, i shoqëruar me tregime që sjellin atmosferën, urtësinë dhe traditën e trevës së Dibrës. “Unë jam marrë shumë kohë me alegorinë. Alegoria është nga vlerat më të spikatura që ka kultura e një populli. Nuk është vetëm e Shqipërisë apo e Dibrës, por Dibra e ka përdorur në mënyrë shumë të veçantë. Alegoria nuk është ajo që thuhet, por ajo që nënkuptohet. Është gjuha e gjuhës”, shprehet autori Xhafer Martini. Me një jetë të tërë të lidhur me arsimin, librin dhe letërsinë, Xhafer Martini numëron 15 botime nga shtëpia botuese M&B. Në këtë vepër ai ndërton një roman ku alegoria bëhet pjesë organike e rrëfimit, pa e humbur natyrshmërinë e historisë. “Ky nuk është roman alegorik, por një roman ku është përdorur alegoria. Lexohet si një roman i zakonshëm, por e veçanta është përdorimi i dendur i alegorisë, i lidhur me personazhet, karakteret dhe ngjarjet”, thotë Martini. Në qendër të romanit është edhe oda e burrave – mezhelisi, një institucion i pashkruar ku zhvilloheshin biseda, merreshin vendime dhe ruheshin rregullat e bashkëjetesës. Për autorin, aty shfaqeshin vlerat më të mira njerëzore dhe intelektuale. "Titulli 'Hija e burrave' lidhet me peshën që kishte fjala e burrit. Oda e burrave ishte një shkollë e vërtetë. Aty shfaqeshin karakteri, mençuria dhe respekti për tjetrin. Kishte një kulturë të lartë dialogu dhe askush nuk lejohej të prekej apo të fyhej”, vijon ai. Përmes personazheve dhe ngjarjeve të frymëzuara nga Dibra, "Hija e burrave" sjell një reflektim mbi traditën, dinjitetin dhe mënyrën se si urtësia popullore mund të mbetet aktuale edhe sot. Një libër që fton lexuesin të zbulojë jo vetëm historinë, por edhe kuptimet e fshehura pas saj. “PREMTIMI”, ROMANI I DODAJT PËR DASHURINË DHE SHPRESËN Titulli: PremtimiAutore: Florinda DodajBotues: MuzaÇmimi: 1000 lekëDashuria, shpresa dhe forca për të mbajtur një premtim edhe në momentet më të vështira të jetës janë në qendër të romanit më të ri të autores Florinda Dodaj. "Premtimi", libri i saj i tretë, sjell historinë e Aminës dhe Lukës, dy të rinj që besojnë se dashuria e vërtetë mund t'i mbijetojë kohës, largësisë dhe sprovave më të mëdha. "Romani Premtimi është libri më i ri në treg i ardhur nga unë brenda pak javësh. Është i zhanrit romancë. Është një histori dashurie midis personazheve kryesorë Amina dhe Luka, emra të marrë nga librat e shenjtë, Kurani dhe Bibla. Kam dashur të ndërthur harmoninë fetare që ka në vendin tonë”, thotë autorja Florinda Dodaj. Ngjarjet zhvillohen mes Pukës, Durrësit dhe Italisë. Personazhet përballen me sfidat e një periudhe që ndryshoi jetën e gjithë botës – pandemisë COVID-19. Përmes një rrëfimi emocional, autorja trajton jo vetëm dashurinë mes dy të rinjve, por edhe sakrificën, largësinë, shpresën dhe forcën për të mos hequr dorë. “Është një temë dashurie e cila ndodh gjatë periudhës së pandemisë, një problem global që të gjithë e kemi përjetuar. Romani tregon se si kjo situatë prek çiftin Amina dhe Luka dhe si ata i qëndrojnë lidhjes së tyre afatgjatë. Është një histori që të mban kureshtar deri në faqen e fundit”, vijon ajo. Mes lotëve, kujtimeve dhe ëndrrave të pathëna, "Premtimi" përcjell idenë se disa dashuri nuk maten me kohën që zgjasin, por me gjurmën që lënë në zemër. Për autoren, romani është edhe një mundësi për të sjellë në vëmendje tema që prekin të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare. “Në libër kam dashur të prek tematika të ndryshme si shëndeti, dashuria, lidhjet e të rinjve, arsimimi e të tjera, të cilat janë problematika sociale në vendin tonë dhe që meritojnë vëmendje”, thekson Dodaj. “Premtimi” vjen pas dy botimeve të mëparshme të Florinda Dodaj, “Mikeli në Mars” dhe “Sekreti i Krishtlindjeve”, duke shënuar librin e saj të tretë. Me këtë roman, autorja fton lexuesit të besojnë se edhe përballë humbjes, dhimbjes dhe pasigurisë, dashuria dhe shpresa mund të mbeten gjallë. Një histori dashurie që sfidon fatin dhe kohën, “Premtimi” vjen si një ftesë për të gjithë lexuesit që besojnë te forca e ndjenjave dhe te premtimet që mbeten të gjalla përtej çdo sfide. Ora 09:05 ‘Klithma ime’ dhe ‘Ndryshimi’, Melodia e Vargut ju sjell vargjet e Sonila Strakoshës Te rubrika e poezisë vijnë vargjet e Sonila Strakoshës.Poezia e parë "Klithma ime" një britmë ndaj racizmit dhe indiferencës. Klithma imeMiliarda lekë për inteligjencënShkatërrueseMiliarda të tjera për atë artificialeDhe ndërsa gota shampanje kërcasinNë mbrëmje bamirësieDiku, një shpirt po vdes urie.Dhe kur ndërgjegjja emigronTë zhduket pa e takuar dhimbjaDiku, një tjetër trup i dorëzuarPo shuhet i njollosur nga gjakderdhja.Disa milje larg ca gojë ulërijnëMe britma urrejtjeje në protestaPër refugjatin e rrezikshëmQë i vrau qetësinëPër të panjohurin me "ngjyrë të zezë"I cili flet gjuhë të shëmtuar,Për hajdutinQë mund t'i vjedhë shtëpinë.Po atë ditë, gjithmonë në planetin tokëMes kaosit të çmendur të ligësisë hipokriteMbi breg të njomë, valë e detit po nxjerrNjë fëmijë që duket sikur fle përmbysMe fytyrën e vogël ngjyrë bluAq tronditshëm i pafajshëmShëmbëllen se po dremit përkundur.Dëshmi ulëritëse e indiferencësSë ndërgjegjesAi vogëlush, tanimë, i mbytur. Poezia e dytëNdryshimNuk di më sa vjeshtë kam parë të mbërrijnëE befas tek unë melankolinë të zgjojnë.Sa herë i kam soditur më pas të shkojnëKur natyra nis të sajën çehre të ndryshojë.Po ashtu dhe pranverat, t'i numëroj kam harruarShumë prej tyre as që më kujtohen mëKam fiksuar vetëm ndjesinë e veçantë dhuruar,Përjetime risish, provuar heshtur, nën zë.Pa bujë, natyra pamjen ndërronte,Përtërihej pa u ndjerë, ngadalë, sì zakonisht.Më kujtohet veç mrekullia që më shkaktonte,Një prekje e çuditshme më ngjitej ëmbëlsisht.Ļajmërimi i butë i çdo afrimi stineMplekste keqas ëndrrat në valëvitje hutimiKujtoj ngasjen e fshehur tek ndjeja ndryshiminMbaj mend gjithashtu dhe pak trishtimLargimi. Share SI.E./ReportTv.al ne librari Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3084 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

