Lajme Zone
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve
BotëTelegrafi

Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, hap i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve“Krime lufte kundër popullatës civile... fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raport.Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/