Gjykata ka caktuar këtë mbrëmje masat e sigurisë për personat e arrestuar pas sherrit të ndodhur në lokalin “Orange” në Sarandë, ku mbeti i përfshirë edhe shefi i krimeve.
Gjyqtari i gatshëm, Shkëlzen Liçaj, ka zhvilluar seancën për caktimin e masave të sigurisë, ndërsa prokuroria, e përfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, ka kërkuar “arrest me burg” për të ndaluarit.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar, mes tyre 4 bodyguardë. Në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Çullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet sarande

