Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza teknike lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht çifti i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar i mitur.
Sipas konkluzioneve të ekspertëve auto-teknikë, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat po lëvizte me një shpejtësi të lartë prej rreth 114 km/orë në momentet menjëherë para përplasjes.
Rindërtimi i dinamikës së ngjarjes tregon se humbja e kontrollit ka ndodhur gjatë marrjes së një kthese. Në ato momente kryesore, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur fuqishëm bordurën e rrugës. Kjo goditje ka qenë fatale, pasi ka bërë që automjeti të humbasë plotësisht stabilitetin dhe të përfjë në përplasjen me pasoja tragjike për jetën e tre të rinjve.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi opinionin publik. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

