Lajme Zone
“Në Kosovë s’kemi kështu”, puseta pa kapak në Rinas, makth për qytetarët
Të tjeraJOQ Albania

“Në Kosovë s’kemi kështu”, puseta pa kapak në Rinas, makth për qytetarët

Një pusetë pa kapak në rrugën e Rinasit po shkakton dëmtime të përsëritura të automjeteve që qarkullojnë në një nga akset më të frekuentuara të vendit, atë që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Një pusetë pa kapak në rrugën e Rinasit po shkakton dëmtime të përsëritura të automjeteve që qarkullojnë në një nga akset më të frekuentuara të vendit, atë që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Një video e publikuar nga qytetari Kol Gjoka në llogarinë e tij në TikTok, e cila është bërë virale në rrjet, tregon situatën në rrugën e Rinasit, në afërsi të karburantit Alpet.

Në video shfaqet një automjet që ka pësuar dëmtim të gomës pasi ka kaluar mbi pusetën e pambuluar. Qytetari bisedon edhe me drejtuesin e mjetit, një shqiptar nga Kosova, i cili tregon se goma e tij është çarë pikërisht në të njëjtin vend.

“E cave dhe ti gomën?”, e pyet qytetari, ndërsa drejtuesi i përgjigjet: “Jemi prej Kosovës, në Kosovë nuk kemi kështu”.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një problem të shfaqur së fundmi, pasi i njëjti rast është denoncuar edhe më parë.

“Sapo e çau zotëria, e kemi denoncuar dhe vjet si rast”, shprehet qytetari në video, duke paralajmëruar se situata mund të ketë pasoja shumë më të rënda sesa dëmtimi i një gome.

“Duhet se s’bën me e rregullu urgjent”, thotë ai, ndërsa tregon pusetën e hapur dhe automjetet që vijojnë të kalojnë pranë saj.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me dëmet materiale. Sipas qytetarit, një automjet që përpiqet të shmangë pusetën në momentin e fundit mund të humbasë kontrollin ose të përfjë në korsinë e kundërt, duke krijuar rrezik për përplasje me automjetet që vijnë përballë.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve në këtë aks, një pengesë e tillë e pambrojtur përbën rrezik jo vetëm për automjetet, por edhe për sigurinë e drejtuesve dhe pasagjerëve.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë, jo vetëm për të shmangur dëmet e mëtejshme materiale, por mbi të gjitha për të parandaluar një aksident që mund të ketë pasoja shumë më të rënda.

Një kapak pusete mund të duket si një problem i vogël infrastrukture, por në një rrugë kaq të frekuentuar, mungesa e tij mund të kushtojë shumë më tepër se një gomë e çarë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)