Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, është bërë publike këtë të diel, një javë pas ngjarjes. Në të, 49-vjeçarja i kërkonte gjyqtarit Migjen Kastrati që ta trajtonte me urgjencë çështjen e saj, të vendoste për urdhrin e mbrojtjes dhe për kujdestarinë e djalit. Letra, e shkruar më 7 shtator 2026, është publikuar nga Natyra Kuçi. Në të, Arlinda i drejtohej gjyqtarit me një lutje për të mos e vonuar shqyrtimin e çështjes së saj. "Shkruaj si një grua që tani po ndihem e rrezikuar për jetën e vet, ashtu dhe për jetën e fëmiut që nuk e di ku e kam. Lutem shumë gjejë pak minuta nga koha juaj e ngarkuar, për të caktuar urdhrin mbrojtës dhe caktimin e fëmijës në “kujdestarinë” e në shtëpinë ku kam dhënë gjithçka që kam pas. Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë" shkruante ajo. LEXO EDHE:Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit! Kush është Vlerë Gjakova që u kthye në kritike të kryeministrit të Kosovës Letra është bërë publike në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë i trajtuan denoncimet dhe kërkesat e saj të vazhdueshme për mbrojtje nga dhuna në familje. Pas vrasjes së saj, janë pezulluar nga detyra 13 zyrtarë, mes tyre kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferi, si dhe 11 zyrtarë policorë. Inspektorati Policor i Kosovës ka konstatuar se urdhri i mbrojtjes i datës 7 shtator nuk ishte ekzekutuar nga policia, ndërsa urdhri i dytë, i lëshuar më 16 tetor, ishte zbatuar gjashtë ditë me vonesë, më 22 tetor. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka ngritur një komision hetimor për të shqyrtuar lëshimet e dyshuara të institucioneve në trajtimin e rastit. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, pak minuta pasi policia e kishte shoqëruar në banesën ku ajo kërkonte të kthehej në bazë të vendimit gjyqësor. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, ndërsa ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, ishte ndaluar më herët për kanosje. Të dy ndodhen në paraburgim. Ndwrkohw, sot në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlindws. Tubimi është njoftuar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet. Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili përmes një thirrjeje publike ka akuzuar shtetin se ka dështuar në mbrojtjen e Zekajt dhe se po vazhdon të mos garantojë sigurinë e grave në Kosovë. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin llogari dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar raste të ngjashme. U.D / SI.E. U.D Shqiptarja.com TAG: Arlinda Zekaj kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

