Një konflikt i nisur pas ndërhyrjes për të mbrojtur një grua nga ngacmimi dyshohet se i parapriu vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar, Luís Miguel Varela Mendes, në Ksamil. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së hënës, ku i riu u qëllua disa herë me thikë. Për krimin dyshohet se është autori Sokrat Vata.
Sipas mediave portugeze, të cilat i referohen dëshmive të miqve që shoqëronin viktimën, gjithçka ka nisur në një ambient publik, ku një grua po shqetësohej nga disa persona. Mendes, sipas tyre, ka ndërhyrë i pari për t’i kërkuar grupit të ndalonte ngacmimin.
Në këtë situatë dyshohet se është përfshirë edhe Sokrat Vata, i cili, sipas dëshmive të miqve të viktimës, ndodhej mes personave që po shqetësonin gruan.
Përplasja mes dy grupeve nuk është mbyllur aty, por ka vijuar edhe më pas. Sipas raportimeve, palët janë përballur sërish te radha e hyrjes në një resort në Ksamil, ku dyshohet se situata ka degjeneruar në përleshje dhe Mendes është goditur me thikë.
20-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa ngjarja ka tronditur rëndë turistët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë.
Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e turistit portugez. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

