Brilante dhe njëkohësisht historike rezultoi ndeshja e kthimit për Egnatian në turin e tretë të Europa League kundër Shamrock Rovers. Të besuarit e Nevil Dedes pas humbjes 3-1 në Irlandë e kishin thuajse mision të pamundur përmbysjen në Rrogozhinë, por kjo jo vetëm që ndodhi, por erdhi me goleadë. Falë fitores 5-1 kampionët e Shqipërisë u kualifikuan në ‘play-off’ të Europa League, ndërsa edhe në rast eliminimi kualifikohen direkt në grupet e Conference League. Sa i takon ndeshjes në Rrogozhinë, Egnatia shënoi 3 herë brenda 20 minutash, ndërsa pjesën e parë e mbylli 4-0, por edhe me kartonin e kuq të Ndrecës. Mirëpo kjo nuk e kufizoi në pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin e pestë. Në ‘play-off’ të Europa League Egnatia do të përballet javën e ardhshme me norvegjezët e Lillestrom, të cilët janë favoritë në letër, ndërsa me këtë sukses Egnatia ka të sigurta 3.17 milionë euro, por nëse shkon në grupet e Europa League shpërblimi rritet nga UEFA rritet në 4.31 milionë euro. Për t’u theksuar se Egnatia është skuadra e dytë e Shqipërisë që siguron grupet e një kompeticioni evropian pas Skënderbeut, që ka luajtur 2 herë në Europa League. LEXO EDHE:Egnatia shkruan historinë, siguron grupet e Evropës! Përmbysje e çmendur edhe nga Dinamo Natë historike edhe për Dinamon. Pas humbjes 1-0 në Letoni, të besuarit e Ilir Dajës fituan me rezultatin 4-0 në Elbasan Arena, duke siguruar kualifikimin në ‘play-off’ të Conference League. Për ‘nëndetësen’ në pjesën e parë realizuan Qardaku dhe Qefalia, ndërsa në pjesën e dytë kualifikimin e vulosën Malomo dhe Fadairo. “Të them të drejtën asnjëherë nuk pritej të fitohej 4-0 sepse Auda ka shumë cilësi individuale. Na vjen mirë që kemi bërë të lumtur tifozët tanë, por bashkë me Egnatian kemi bërë të lumtur çdo shqiptar që ndjek ecurinë e skuadrave tona në eliminatoret e kompeticioneve evropiane,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Dinamos. “Dinamo bëri atë që duhet të bënte. Arritem në atë pikë ku ne e prisnim, por tani ne pretendojmë të shkojmë më lart,”-tha Ardian Bardhi, president i Dinamos. Për Dinamon kjo është vera e dytë radhazi që kualifikohet në ‘play-off’ të Conference League, teksa do të përballet me gjigandët qipriotë të Pafos, që sezonin e kaluar luajti në grupet e Champions League. Me eliminimin e tre rivalëve në kualifikueset e evropës Dinamo ka siguruar 1.45 milionë euro, por nëse shkon në grupet e Conference League shpërblimi nga UEFA do të rritet në 3.17 milionë euro. Ne.k./P.J/Shqiptarja.com TAG: europa league conference league egnatia Dinamo City ilir daja ardian bardhi Shamrock Rovers Auda Pafos Lillestrom Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.7% Jo 52.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4929 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
