Lajme Zone
PolitikëReport TV

Xhixho denoncon mungesën e ujit në Kombinat: Vjen vetëm 20 minuta në ditë, qytetarëve u është nxirë jeta! (VIDEO)


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, publikoi një video që sipas saj është filmuar në Kombinat, duke pretenduar se banorët furnizohen me ujë vetëm 20 minuta në ditë dhe duke kërkuar zgjidhje për situatën.

Me pamje që ajo thotë se vijnë nga Kombinati, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë, denoncoi sot në rrjete sociale mungesën e ujit në këtë zonë të kryeqytetit . Ajo tha se banorët e Kombinatit furnizohem me ujë vetëm 20 minuta në ditë ndërkohë që vendi është goditur nga temperatura të larta. "Në Kombinat, banorët po përballen me një situatë të papranueshme: uji vjen vetëm rreth 20 minuta në ditë. Kjo video denoncuese nga qytetarët tregon në çfarë kushtesh të mjerueshme po e përballojë mungesën e ujit: me kova dhe mjete si në mesjetë. Si mund të flitet për Tiranën europiane, kur në mes të gushtit njerëzit nuk kanë ujë në çezma? Qytetarëve në Kombinat u është nxirë jeta nga kjo situatë. Uji është nevojë jetike, jo luks! Qytetarët kërkojnë zgjidhje, JO Propagandë” shkruan Xhixho LEXO edhe...Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës U.D/E.H/ReportTv.al Erisa Xhixho kombinat Tirane uje Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.6% Jo 52.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4967 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?