Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Selenica i thotë ‘jo’ edhe në këshill bashkimit me Vlorën! Bellaj: Shkrirja dëmton përfaqësimin dhe zhvillimin (VIDEO)


Të gjithë këshilltarët, të majtë e të djathtë shprehën qëndrimin në parim kundër projektit, me 19 vota kundër. Në ditët në vijim pritet të që Bashkia Selenicë të nisë konsultimet edhe me banorët e njësive administrative, argumente që më tej do t’i paraqiten zyrtarisht edhe qeverisë.

Bashkia e Selenicës është shprehur edhe zyrtarisht kundër shkrirjes së saj dhe bashkimit me Vlorën. Këshilli Bashkiak zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme ku në qendër të diskutimeve ka qenë kundërshtimi i draftit të mazhorancës për hartën e re territoriale. LEXO edhe...U zunë për pronën dhe kërcënoi vëllanë me pistoletë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë (EMRI+VIDEO) Të gjithë këshilltarët, të majtë e të djathtë shprehën qëndrimin në parim kundër projektit, me 19 vota kundër. Në ditët në vijim pritet të që Bashkia Selenicë të nisë konsultimet edhe me banorët e njësive administrative, argumente që më tej do t’i paraqiten zyrtarisht edhe qeverisë. Kundër është shprehur publikisht edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj. Ai argumentoi se Bashkia e Selenicës duhet të vazhdojë të funksionojë si një njësi vendore më vete, duke theksuar se shkrirja me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës. Selenica tha Bellaj, ka identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat sipas tij kërkojnë një administrim të pavarur. “Ne renditemi bashkia e 14-të në Shqipëri me të ardhurat e veta për frymë. E 9-ta ku shpenzimet që kryejmë i kemi për investime. Renditemi bashkia e 29-të për funksionalitet. Borxhi publik i bashkisë Selenicë sot është 3.6%, renditemi e para për diversitetin ekonomik. Nuk kemi varësi nga një sektor, por nga të gjithë”, tha ai. P.J/E.H/ReportTv.al selenice reforma territoriale Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.6% Jo 52.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4967 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?