Ndërkohë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për emrat konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja. Albin Kurti Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e mban peng shtetin e Kosovës me mosformimin e institucioneve të reja.
Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai i bëri thirrje Kurtit që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë.
“Lëvizja Vetëvendosje, zoti Kurti, zonja Haxhiu, zoti Dehari, e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Jo një afat të vendosur nga PDK-ja dhe opozita, por nga Kushtetuta, të cilën e kanë suspenduar. Sot nuk kemi kriza politike, por kushtetuese dhe institucionale. Përveç që nuk kemi Kuvend, nuk kemi as qeveri me mandat të ri. Institucionet po funksionojnë me një terren të pasigurt, shkelje kushtetuese dhe shkelje të rregullores së Kuvendit, ndërkaq përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën. Kjo nuk është normale dhe nuk do të lejojmë që të bëhet normale. Shteti nuk është Albin Kurti. Shteti është Kushtetuta, ligjet dhe institucionet dhe kufijtë që askush nuk ka të drejtë t’i kalojë”, tha kreu i PDK.
Në sallën plenare të Kuvendit, ku prezentë ishin vetëm deputetët e PDK-së dhe Aleancës, Hamza tha se pa e rikthyer kushtetutshmërinë e vendit nuk mund të flitet asgjë me Kurtin.
“Konstituimi i tashëm nuk e kthen orën pas, por Kuvendi duhet të konstituohet, pasi pa u konstituar nuk rrjedhin afatet kushtetuese. Prandaj, edhe sot i ftojmë: hajdeni, konstituoni Kuvendin. Mbi çdo parti është Republika e Kosovës, mbi çdo pushtet është Kushtetuta. Partitë vijnë dhe shkojnë, qeveritë e kryeministrit po ashtu, por Republika e Kosovës duhet të mbetet. Kjo republikë mbetet atëherë kur Kushtetuta respektohet. Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës. Pa e rikthyer kushtetutshmërinë, pa e rikthyer rendin kushtetues, me ne nuk mund të flitet për asgjë tjetër”, theksoi Hamza.
Ndërkohë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për emrat konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.
Kurti tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë “konsensual”, gjithëpërfshirës dhe të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në mesin e qytetarëve. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova LDK-ja hoqi dorë nga kushtet, Kurti: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual 14 Gusht 2026, 12:3512:35Kosova Afati 30-ditor skadoi; kush e pengon zgjidhjen e ngërçit në Kosovë? 14 Gusht 2026, 09:5009:50Kosova Kosova shpreson për zgjidhje, LDK-ja heqë dorë nga kushtet; Abdixhiku: Nuk duam asnjë post, le t’i mbajë LVV-ja! 13 Gusht 2026, 17:4517:45Kosova Vuçiç e bën fakt të kryer devijimin e Ibrit: Javën e ardhshme formohet grupi i ekspertëve, do bëjmë hidrocentral 13 Gusht 2026, 14:0814:08Kosova Përplasjet në Kuvend, PDK: Kurti po bllokon institucionet, duhet të reflektojë! 12 Gusht 2026, 17:1917:19Kosova Kriza politike në Kosovë, Kurti thërret sërish liderët e opozitës në takim 12 Gusht 2026, 17:0217:02Kosova

