Lajme Zone
Muzikë dhe shfaqje artistike/ Elbasani feston me tavën e dheut, krenarinë e gastronomisë
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Muzikë dhe shfaqje artistike/ Elbasani feston me tavën e dheut, krenarinë e gastronomisë

Aroma e tavës së dheut, traditë e Elbasanit, muzika dhe atmosfera festive mbushën Sheshin Gensher, ku qindra qytetarë mes tyre edhe turistë u bënë pjesë e një prej aktiviteteve më të veçanta kushtuar trashegimise dhe kulinarisë.

Me mbi 30 tava dheu të përgatitura nga restorante dhe kuzhinierë të qytetit, performanca artistike, muzikë live dhe pjesëmarrjen e emrave më të njohur të gastronomisë shqiptare, Festa e Tavës e ktheu Elbasanin në kryeqendrën e shijeve autentike. Që në orët e paradites, aktivitetet sollën atmosferë festive me koncerte, shfaqje artistike dhe argëtim për të gjitha moshat, ndërsa në mbrëmje sheshi u mbush me vizitorë që shijuan recetën më të famshme të qytetit dhe gatime të tjera tradicionale. LEXO edhe...Përfshihet nga flakët biznesi i ‘Neranxi’-t në Elbasan Kryebashkiaku Gledian Llatja dhe drejtoresha e Turizmit, Zana Çela, vlerësuan Tavën e Elbasanit si simbol të identitetit të qytetit dhe një aset kyç për promovimin e turizmit autentik. “I shërben turizmit të Elbasanit. Duam që ushqimet të mbeten unike dhe me recetën e tyre të padeformuar”, tha Gledian Llatja. “Ofertat tona turistike kanë një pikë të fortë, kulinarinë”, tha Zana Çela. Atmosferës së festës iu bashkuan edhe shefat e njohur të kuzhinës, të cilët sollën eksperiencën e tyre në këtë aktivitet, ndërsa artistë të njohur, mes tyre Manjola Nallbani, krijuan një mbrëmje të veçantë. Efekte Xh.K/ReportTv.al Elbasan tave dheu Gledian Llatja Zana Çela Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.6% Vota total: 3774 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?