Lajme Zone
KulturëReport TV

Muzeu i Kujtesës në Shkodër rrëfen vuajtjet e diktaturës komuniste, turistët e huaj: Vizita këtu na njeh me Shqipërinë e asaj kohe


Mes qelive origjinale të paraburgimit, dhomës së torturave dhe dokumenteve të ekspozuara, turistët njihen nga afër me vuajtjet dhe përndjekjen politike të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.

Godina e njohur dikur si Dega e Punëve të Brendshme në Shkodër, tashmë muzeu i njohur si “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” kryesisht për të huajt po sjell një copëz të Shqipërisë komuniste. Vetë objekti, fotografitë, letrat, dorëshkrimet dhe objekte të tjera personale të ekspozuara sjellin dëshmi të jetës dhe vuajtjeve të asaj periudhe LEXO edhe...Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi Qelitë origjinale të paraburgimit dhe dhoma e torturave, ku të arrestuarit përballeshin me dhunën fizike dhe psikologjike gjatë hetuesisë si dhe dokumentet e ekspozuara, pasqyrojnë gjyqet politike, përndjekjen e klerit, internimet dhe dënimet me pushkatim. Për turistët e huaj, muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” është një mundësi për të kuptuar se si funksiononte regjimi komunist në Shqipëri dhe çfarë pasojash ka pasur në jetën e njerëzve. Vetë vizitorët tregojnë se dëshmitë dhe ambientet e ruajtura i ndihmojnë të njohin më nga afër këtë periudhë të historisë së vendit. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme, duhet ta them. Nuk është një histori e lumtur, por është një histori që duhet t'u tregohet njerëzve, veçanërisht të rinjve" thotë një turist. "Është e trishtë. Gjithçka ka ndodhur jo shumë kohë më parë. Të duket sikur bëhet fjalë për Mesjetën, por në të vërtetë nuk kanë kaluar shumë vite. Kjo është ajo që të bën më shumë përshtypje" thotë një turiste. “Këtu kanë ndodhur tmerre historike. Sapo na shpjeguan të gjitha llojet e torturave që janë ushtruar. Mendoj se është çnjerëzore dhe se është shumë e rëndësishme që të njihet historia e të gjithë këtyre njerëzve dhe dhuna që është ushtruar në Shqipëri" thotë një tjetër. “Për këto gjëra nuk dihet pothuajse asgjë. Nëse nuk do të kishim ardhur këtu, nuk do t'i kisha zbuluar kurrë vuajtjet dhe gjithçka që kanë përjetuar njerëzit që kanë kaluar nëpër këtë vend. Më ka bërë përshtypje mungesa e informacionit. Mendoj se për një histori të tillë duhet të flitet, sidomos në Itali, madje edhe në shkolla. Të vish këtu, të shohësh dhe të përjetosh, në njëfarë mënyre, atë që këta njerëz kanë përjetuar për vite me radhë, ka qenë një tronditje e madhe" " shprehet një turist. "Më ka prekur shumë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje pikërisht fakti që nuk e njihja absolutisht këtë realitet që kishte ekzistuar. Nuk dija vërtet asgjë për atë që kishte ndodhur, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë të flitej për të" tregon një tjetër. "Më ka habitur gjithashtu fakti që e gjithë kjo ka ndodhur vetëm pak vite më parë. Pra, është diçka shumë e afërt në kohë, por njëkohësisht shumë pak e njohur, sepse në Itali nuk kisha dëgjuar kurrë të flitej për këtë histori" thotë një turiste. I hapur si muze në vitin 2014, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” ruan kujtimin e viktimave të diktaturës dhe u përcjell vizitorëve vendas e të huaj historinë e përndjekjes politike në Shqipëri. U.D/E.H/ReportTv.al muze Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1905 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?